E pranon Klopp: Tejet e vështirë që Liverpool të sigurojë Ligën e Kampionëve - NACIONALE

E pranon Klopp: Tejet e vështirë që Liverpool të sigurojë Ligën e Kampionëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Jurgen Klopp ka pranuar se Liverpool do ta ketë një detyrë shumë të vështirë që të sigurojë top katërshen në Premierligë këtë edicion.

"Reds" nuk po kalojnë formë të mirë pavarësisht që këto vitet e fundit gjithnjë luftuan për titull, derisa të hënën pësuan humbjen e pestë në ligë duke u mposhtur nga Brentfordi.

Skuadra e Jurgen Klopp ka shtatë pikë më pak se Manchester Unitedi që renditët në pozitën e katërt dhe tekniku gjerman ka pranuar se sigurimi i "biletës" për Ligën e Kampionëve do të jetë më e vështira.

“Arritja në Ligën e Kampionëve është sigurisht jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Është tejet e vështirë të arrihet”.

“Njerëzit janë pak të llastuar atje, sepse ne kryesisht ia kemi dalë herët vitet e fundit. Nëse funksionon këtë vit, do të jetë një vendim i vonuar. Mund të na duhet pak kohë për të arritur. Por ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë”.

Liverpool ishte vetëm dy ndeshje larg një rekordi historik për t’i fituar katër trofetë sezonin e kaluar pasi munden Chelsean me penallti në finalet e Carabao Cup dhe FA Cup.

Klubi i Merseyside u mposht nga Manchester City në garën për titull në Premierligë në xhiron e fundit, dhe më pas humbi ndaj Real Madridit një javë më vonë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Duke shpjeguar pse skuadra e tij ka rënë në këtë sezon, Klopp u arsyetua se shkaku i lëndimeve dhe pushimeve të shkurtëra

“Duhej të paguanim pak nga fatura për vitin e kaluar, e cila ishte tepër intensive”.

“Më pas përgatitja ishte e vështirë: pushime të shkurtra, më pas një udhëtim në Azi. Të tjerët që nuk janë të lënduar duhet të luajnë shumë shpesh. U bashkuan të gjitha”.

“Dhe pastaj ne luajmë në një ligë mjaft të mirë. Nuk ka rëndësi se cili është problemi juaj, duhet të jeni aty menjëherë. Më pas u stabilizuam, por tani kemi sërish probleme lëndimi: Diogo Jota ende nuk është kthyer, Luis Díaz është lënduar sërish. Kjo është brutale.

“Ne nuk kërkojmë justifikime, ne duhet të luftojmë rrugën tonë. Fokusi është 100 për qind aty”.

Lajme të ngjashme