Kylian Mbappe kapiteni i ri i Francës - NACIONALE

Kylian Mbappe kapiteni i ri i Francës

2 muaj më parë

nga Orselina Lazraj

Kylian Mbappe është përzgjedhur kapiteni më i ri i skuadrës franceze nga trajneri Didier Deschamps para ndeshjeve të kualifikimit për Euro 2024.

Kjo pasi ish-kapiteni Hugo Loris u tërhoq nga futbolli pas Kupës së Botës 2022, Deschamps u ngarkua të gjente një drejtues të ri për Blutë. Sipas ESPN të hënën, menaxheri informoi skuadrën e francës se Mbappe do të marrë shiritin në krah.

Superylli i Paris Saint Germain i cili shënoi 36 gola në 66 paraqitje për vendin e tij u konfirmua si kapiteni i ri i Francës të marten, pasi Deschamps bëri publik vendimin e tij në një intervistë për Telefoot, shkruan goal.com

“Kylian Mbappe është kapiteni më i ri i Francës. Antoine Griezmann është zëvendës kapiten. Kylian i përmbush të gjitha kriteret për të pasur një përgjegjësi të tillë. Si në fushë ashtu edhe në grup duke qenë një person unifikues dhe i denjë për shiritin e Francës.”, tha trajneri i Francws Deschamps.

Mbappe është kapiteni me i ri në histori të Francës dhe Deschamps është i sigurtë që 24 vjecari është mjaftushëm i pjekur për të udhëhequr skuadrën pas përformancës në Kupën e Botës 2022.

Aventura e Mbappës si kapiten i skuadrës do të filloi të premten në ndeshjen kundër Holandës në stadiumin State de France ne kualifikimet e Euro 2024.

Lajme të ngjashme