Kupa e Botës për Klube me 32 ekipe pjesëmarrëse nis më 2025, konfirmon shefi i FIFA-s Infantino
Gianni Infantino ka konfirmuar se FIFA do ta nisë një garë të re për burra, Kupa e Botës për Klube, nga viti 2025, në të cilën marrin pjesë 32 klube.
Ky turne ishte propozuar të mbahej më 2021 në Kinë, por ishte shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Duke folur në një konferencë për media para finales së Kupës së Botës të dielën, Infantino tha: “Kupa e re e Botës për Klube e burrave do të zhvillohet më 2025 dhe në të do ta marrin pjesë 32 klube, më të mirat në botë”.
Ai tha se hollësi rreth vendit nikoqir do të diskutohen dhe do të arrihet një marrëveshje. Ku turne do të jetë i ngjashëm në format më Kupën e Botës për kombëtare.
Infantino tregoi po ashtu se dhe Kupa e Botës për Klube e grave do të mbahet më 2025, por nuk dha ndonjë hollësi tjetër.
Kupa e Botës për Klube 2022 do të mbahet në Marok në shkurt të vitit të ardhshëm dhe në të marrin pjesë katër ekipe, përfshirë Real Madridin si kampion i Evropës.
Presidenti i FIFA-s, i cili foli për një varg vendimesh që dolën nga takimi i shtëpisë së futbollit botëror, njoftoi se organizatori i Kupës së Botës 2030 për burra do të zgjidhet në vitin 2024, ndërsa organizatori i Kupës së Botës 2031 për gratë do të zgjidhet më 2025.