Ku është shteti? FBK-ja dorëzohet para tifozëve që ‘përdhosën’ himnin e Kosovës, tash lëshohet veç ai i Shqipërisë - NACIONALE

Ku është shteti? FBK-ja dorëzohet para tifozëve që ‘përdhosën’ himnin e Kosovës, tash lëshohet veç ai i Shqipërisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), duke se përfundimisht ka hequr dorë nga lëshimi i himnit të Kosovës në ndeshjet e Superligës, ku është duke u dëgjuar vetëm ai i Shqipërisë.

Para dy javëve, ndodhi incidenti i parë ku tifozët e Vëllaznimit të Gjakovës, fishkëllyen himnin e Kosovës e pastaj e kënduan atë të Shqipërisë.

Sidoqoftë, FBK-ja nuk është se pati ndonjë reagim të madh duke dënuar Vëllaznimin me vetëm 400 euro gjobë.

Kështu, në mënyrë "që t'i ikin problemeve", FBK-ja ka vendosur që himni i Kosovës të mos dëgjohet më këtë edicion në ndeshjet e Superligës së Kosovës për basketboll.

“Vendosja për intonimin e himnit në ndeshje ka qenë një masë të cilën e kemi filluar këtë vit, edhe atë me qëllimin më të mirë që ta bëjmë mobilizimin e njerëzve rreth asaj që është simbol i shtetit të Kosovës”.

“Megjithatë, duke pas parasysh gjithë këto reagimet që kemi pas kohët e fundit, ne nuk do të donim që të shkaktojmë në asnjë moment ndonjë turbulencë apo ndonjë pakënaqësi te njerëzit që janë nëpër palestra”.

“Andaj, unë besoj fuqishëm që do të marrim një vendim mbi këtë çështje dhe nuk do të kërkojmë intonimin e himnit deri në fund të stinorit, përveç mbase në momentet kur shpallet kampioni apo fituesi i Kupës apo Superkupës, sepse nuk është ideja që të krijojmë çfarëdo trazire, apo pakënaqësie te njerëzit që janë aty”, ishte deklarata e kryetarit Arben Fetahu.

Kështu, himni i Kosovës nuk po lëshohet para ndeshjeve të Superligës së Kosovës, por për dallim, ai i Shqipërisë vazhdon të këndohet.

Gjatë ndeshjes së diele mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, tifozët e vendasve “Plisat” vazhduan ta këndojnë himnin e Shqipërisë.

Me gjasë, i habitur ka mbetur edhe ambasadori i ShBA-ve në Prishtinë që edhe sonte ishte pjesëmarrës dhe e dëgjoi në vend të himnit të Kosovës, atë të Shqipërisë.

Megjithatë ai u ngrit në këmbë dhe respektoi himnin e Shqipërisë. Do të ngritej po të lëshohej cilido himn tjetër.

Kjo gjë skandaloze është duke vazhduar që disa javë, me FBK-në që duket se është dorëzuar pas incidentit të ndodhur mes ndeshjes Vëllzanimi - Trepça.

Lajme të ngjashme