Kryeziu: Momenti më i suksesshëm në karrierën time, me fitoren ndaj Dinamos rriten ambiciet për të kaluar grupin - NACIONALE

Kryeziu: Momenti më i suksesshëm në karrierën time, me fitoren ndaj Dinamos rriten ambiciet për të kaluar grupin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Futbollisti fantastik i Ballkanit, Almir Kryeziu, i cili ishte njëri nga golashënuesit e takimit të sotëm, në fitoren e madhe ndaj Dinamo Zagrebit, ka thënë se tre pikët sot është momenti më i suksesshëm në karrierën e tij dhe se nga sot janë rritur ambiciet e klubit për të kaluar grupin.

Ndeshjen ndaj Dinamos, Almiri e konsideroi shumë të fortë, por tha që falë trajnerit Ilir Daja, punës së stafit dhe angazhimin e bashkëlojtarëve u arrit ky rezultat pozitiv.

“Mendoj se ishte një ndeshje shumë e vështirë, duke e ditur që Dinamo është ekip shumë i madh. E kemi analizuar mirë ndeshjen. Kemi dhënë 100% nga vetja dhe e kemi merituar fitoren”, tha Kryeziu për Klan Kosova. “Besoj që të gjithë kanë merita, i gjithë stafi me në krye trajnerin Ilir Daja. Po ashtu edhe ne lojtarët po e bëjmë punën shumë mirë. Po e respektojmë veten, e pastaj edhe kundërshtarin. Aty ishte çelësi i suksesit. Padyshim se ky është momenti më i suksesshëm deri tani në karrierë. Duke e ditur që bëmë ndeshje të madhe sot, fituam ndaj Dinamos së Zagrebit, rriten edhe ambiciet për ta kaluar grupin”.

Ballkani me fitoren ndaj Dinamos e rrëmben pozitën e dytë në grup, me një fitore e një humbje, pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

Lajme të ngjashme