Kosova e Shqipëria i kanë mbi 4 milionë banorë së bashku, Krasniqi thotë se 4 milionë e shikuan meçin e tij në këto dy vende - NACIONALE

Kosova e Shqipëria i kanë mbi 4 milionë banorë së bashku, Krasniqi thotë se 4 milionë e shikuan meçin e tij në këto dy vende

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Një turne i organizuar nga një kompani shqiptare, ku morën pjesë shumë boksierë vendor dhe të huaj, ndër ta ishte edhe Robin Krasniqi, që triumfoi përpara numrit një të Belgjikës Timur Nikarkhoev. Krasniqi sot ka ndarë disa statistika që sipas tij janë rekorde, por duket se ia ka huqur, pasi thotë se në Kosovë dhe Shqipëri e ndoqën mbi katër milionë banorë, ndërsa këto dy shtete së bashku kanë pothuajse aq banorë.

Në këtë turne në Munich të Gjermanisë, fituan edhe boksierët e tjerë shqiptarë si Musa Avdimetaj (i njohur si James Kraft) Valon Ahmeti, Kushtrim Tahiruka, Isuf Kelmendi, Armend Xhoxhaj dhe Shefat Isufi.

Robin Krasniqi i njohur në Kosovë me emrin Haxhi, tha se organizimi i këtij turneu ishte i shkëlqyer, teksa ka pasur normë rekorde të ndjekjes së lojës në kohë reale në TV Munchen, por nuk ka treguar se ku i ka marrë këto statistika.

May be an image of 7 people

Sipas 35-vjeçarit, mbi 5,500 spektatorë ishin prezent në sallë, dy milionë e shikuan para televizionit në Gjermani. Deri këtu në rregull, por ai vazhdoi duke thënë se kishte mbi katër milionë shikues në Kosovë dhe Shqipëri që po ndiqnin meçin kundër belgut Nikarkhoev.

Kjo statistikë është pothuajse e pamundur, duke marrë parasysh faktin se në Kosovë me matjen e fundit të popullatës janë rreth 1,88 milionë banorë dhe jo të gjithë rezident, ndërsa në Shqipëri janë 2,81 milionë banorë, që në total i bie 4,69 milionë banorë së bashku, e përkthyer në statistika, sipas postimit të Krasniqit, i bie që meçi në këto dy vende është ndjekur nga minimalisht nga 85 % e popullatës totale nga të dy vendet.

May be an image of 9 people, people standing and indoor

Meçi i Robin Haxhi Krasniqit ishte lufta kryesore e mbrëmjes, ku triumfoi përball numrit një të Belgjikës me një nokaut teknik, pasi kundërshtari nuk arriti t’i bënte ballë goditjeve të boksierit kosovar, sakaq ai menjëherë pas luftës ka bërë me dije se sërish e ëndërron titullin e kampionit të botës dhe synon ta arrijë brenda vitit 2023.

Lajme të ngjashme