Kosova – Andorra: Mbyllet pjesa e parë pa gola, dominim i lehtë nga Dardanët - NACIONALE

Kosova – Andorra: Mbyllet pjesa e parë pa gola, dominim i lehtë nga Dardanët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar pjesa e parë mes Kombëtares së Kosovës dhe Andorrës në Fadil Vokrri, ku nuk pati gola të shënuar nga asnjëra anë.

Dardanët patën një insistim më të theksuar gjatë 45 minutave të para, por që vetëm një herë rrezikuan seriozisht portën, por prita e portierit në atë rast ishte e jashtëzakonshme.

Në anën tjetër Andorra nuk arriti të tregonte asgjë dhe rrallë herë doli në pjesën e Kosovës për të sulmuar.

Pjesa e parë dha shenja të mira për Kombëtaren tonë, që me një insistim më të madh mund të kalohet në epërsi.

Kombëtares së Kosovës i duhet me patjetër fitorja në këtë ndeshje, për të vazhduar rrugën drejt realizimit të ëndrrës së quajtur Kampionat Evropian.

Lajme të ngjashme