Kombëtarja e Kosovës ngjitet për dy pozita në renditjen e FIFA-s - NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës ngjitet për dy pozita në renditjen e FIFA-s

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kosova ka përparuar për dy pozita në renditjen e muajit shtator në FIFA.

Kështu duke u ngjitur në vendin e 104-t, dy pozita më lartë në krahasim me ranglistën paraprake.

Dardanët i kanë 1205,96 pikë, derisa në muajin e kaluar i kishin 1203,16 pikë, duke e parë veten përpara Namibisë dhe prapa Taxhikistanit.

Kosova në muajin shtator u mposht nga Rumania në shtëpi me rezultat 0:3, ndërsa më pas e mposhti Qipron me rezultat 4:0 në Ligën e Kombeve.

Ndërkaq, Kombëtarja shqiptare pësoi rënie në renditje.

Kuqezinjtë e shohin veten në vendin e 67-të, një pozitë më poshtë në krahasim me muajin e kaluar.

Lajme të ngjashme