Kolo Muani: Kalimi te PSG mundësi unike, shpresoj që Frankfurt ta pranojë ofertën
Sulmuesi Randal Kolo Muani ka treguar publikisht se dëshiron të largohet nga Eintracht Frankfurt për t’iu bashkuar PSG-së.
PSG ofroi 80 milionë euro plus bonuset për francezin, ofertë që u refuzua nga klubi gjerman të cilët kërkojnë rreth 100 milionë euro.
Kësisoj, me disa ditë të mbetura në dispozicion – Kolo Muani i ka shtuar presionin Frankurtit duke kërkuar publikisht që ta lejojnë t’i bashkohet PSG-së.
“I kam borxh Eintracht Frankfurtit shumë. I kam tifozët pranë zemrës dhe gjithmonë kam qëndruar profesionist. Gjithmonë dhashë gjithçka për klubin deri në fund”.
“Sidoqoftë, nuk është sekret që PSG bëri një ofertë rekorde për mua. Një kalim te Parisi është mundësi unike. Do të doja t’i bashkohesha PSG-së dhe kam informuar edhe personat në krye”.
“Shpresoj dhe dëshiroj që Frankfurt ta pranojë ofertën e Parisit dhe që ky transferim të bëhet i mundur”, deklaroi ai për “Sky”.
💥 EXCLUSIVE Randal Kolo Muani! For Sky he told me:
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) August 29, 2023
➡️ „I owe Eintracht Frankfurt a lot. I've taken the fans to my heart and have always behaved in a highly professional way. I always gave everything for the club until the very end.“
➡️ „However, it's no secret that Paris… pic.twitter.com/gLMsxt9Lxq
PSG do të vazhdojë diskutimet me Frankfurtin edhe në ditët e ardhshme me shpresën që ta mbyllin sa më parë marrëveshjen për Kolo Muani.
“Parisienët” kanë frikë se sezonin tjetër ndonjë gjigant evropian mund t’i bashkohet garës, me Real Madridin që është përmendur si opsion i mundur.