Kluivert në histori të Premierligës, futbollisti i vetëm që shënon tre penallti në një ndeshje - NACIONALE

Kluivert në histori të Premierligës, futbollisti i vetëm që shënon tre penallti në një ndeshje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Justin Kluivert është bërë lojtari i parë që ka shënuar het-trik nga penalltitë në një ndeshje të Premierligës, në fitoren 4:2 të Bournemouthit ndaj Wolves.

Sulmuesi i Bournemouth, Evanilson u bë gjithashtu lojtari i parë që fitoi tre penallti në një ndeshje të vetme në Premierligë.

Kluivert, i cili është djali i ish-legjendës së Holandës, Ajaxit dhe Barcelonës, Patrick Kluivert, shënoi nga pika e bardhë në minutën e tretë, 18-të dhe 74-të të paraqitjes së tij të 50-të për Bournemouth për të ndihmuar skuadrën e Andoni Iraolës të fitonte të tre pikët në Molineux.

Kjo është hera e parë që një futbollist në Premierligë shënon tre gola brenda ndeshjes, të gjitha nga penalltitë.

Fitorja e çoi Bournemouthin përkohësisht në vendin e 11-të në tabelë, ndërsa Wolves ra në zonën e rënies.

25-vjeçari iu bashkua Bournemouth nga Roma në vitin 2023.

Lajme të ngjashme