Klubet që bojkotuan Kuvendin Zgjedhor të FFK-së i drejtohen me letër zyrtare MKRS-së
Klubet që kanë bojkotuar Kuvendin Zgjedhor të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), që u mbajt me 6 prill, i janë drejtuar me letër zyrtare Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Kryetari Agim Ademi mori edhe një tjetër mandat katërvjeçar, duke fituar 42 vota nga 43 (një abstenojë) delegatë të pranishëm në Kuvendin Zgjedhor, në një ceremoni që përfundojë për një minutë.
Sidoqoftë, në atë Kuvend Zgjedhor u shfaqën, por pastaj u larguan plotë 15 delegatë, të cilët ishin kundër Ademit dhe përkrahen Gramoz Vokrrin, kandidati të cilit iu mohua aplikimi nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.
Këto klube edhe paralajmëruan bojkotimin e garave, ndërsa sot kanë bërë hapin e parë, duke iu drejtuar me letër zyrtare MKRS-së, më saktësisht ministrit Hajrullah Çeku.
Gazeta Nacionale ka siguruar letrën që klubet ia kanë dërguar MKRS-së. Sipas tyre, ata e kanë respektuar opinionin ligjor të MKRS-së, ku thuhej se thirrja e Kuvendit Zgjedhor nuk ishte e ligjshme, duke e bojkotuar me mospjesëmarrje këtë Kuvend.
Për më shumë lexoni letrën e plotë që u dërgua në MKRS:

Ndërkohë, tashmë, klubet mbesin në pritje të përgjigjes përfundimtare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.