Klubet kosovare ia mbajnë anën Agim Ademit: Pas kritikave nga Baton Haxhiu e të tjerët, i dalin fuqishëm në mbrojtje me komunikata thuajse të njëjta
Klubet kosovare kanë bërë një reagim të befasueshëm, duke e mbështetur FFK-në pas presionit publik që i është bërë kryetarit Agim Ademi.
Gazetari Baton Haxhiu e shumë të tjerë e kritikuan Ademin për qasjen e tij, duke kërkuar ndryshime në FFK. Megjithatë, klubet kosovare duket se mbajnë anën e Ademit. Përmes disa komunikatave të ngjashme, ato kanë treguar se “qëndrojnë prapa FFK-së”.
Reagimi i parë ishte nga kampioni i Kosovës FC Ballkani, të cilët edhe e kritikuan Haxhiun publikisht duke thënë se “nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe kurrëfar ndikimi në këtë lëmi, synon të na mbajë ligjeratë e të na mësojë se si të veprojmë”.
Më qesharake ishte pastaj komunikata e klubit të Ligës së Parë, KF Flamurtari, që morën “Copy-Paste” komunikatën e Ballkanit, duke e ndryshuar vetëm emrin ku përmendet klubi, si dhe “investimi milionësh” që u përmend te Ballkani, u ndryshua me “investim mijëra euro”.
Tjetër skuadër që reagoi ishte edhe Sport Club Gjilani, që kërkuan të ndalet “gjuha denigruese dhe deklaratat që e ndërlidhin me Gjilanin”.
E nuk kishte si të mungonte edhe reagimi i KF Ferizajt, të cilët “dënuan” sulmet ndaj kryetarit Ademi.
Tjetër reagim ishte edhe i trajnerit të Llapit Tahir Batatina, i cili në profilin e tij në “Facebook” shkroi:
Reagimi më i “çmendur” ishte i Kikës, klubit që garon në Ligën e Parë, që e quajti gazetarin Haxhiu “argat i Serbisë”.