Klopp thotë se vetëm Man City e ka objektiv Premierligën
Trajneri Jurgen Klopp thotë se vetëm Manchester City e ka objektiv real fitimin e Premierligës.
Liverpool kaloi një sezon zhgënjyes duke u renditur në pozitën e pestë, si dhe dështuan të fitojnë trofe, mirëpo këtë afat veror kanë qenë mjaftë aktiv duke e përforcuar skuadrën.
Klopp në konferencë për media u pyet menjëherë për titullin e Premierligës, mirëpo dha një përgjigje të qartë se të gjitha klubet duhet fillimisht ta sigurojnë Ligën e Kampionëve, përveç Man Cityt.
“Askush përpos Cityt nuk e ka qëllim real të bëhet kampion sërish këtë vit”.
“Të gjitha skuadrat e tjera luftojnë për Ligën e Kampionëve dhe kështu bëjmë edhe ne. Sa më herët të kualifikohesh, aq më lartë je në tabelë”.
“Nëse je në pozitën e dytë dhe një distancë strikte, atëherë ndoshta e ke një mundësi. Nuk e di kush do të jetë aty”.
“Na duhen pikë dhe atë shumë. Po, një klub si Liverpooli duhet të jetë i suksesshëm, përndryshe klubi duhet të gjejë zgjidhje të tjera”.
“Nuk na takon të flasim për titull. Është për Bayern Munich, Dardmstadt dhe pastaj Chelsea. Këto ndeshje janë në mendjen tonë”.
Kjo deklaratë e teknikut gjerman “përputhet” më të trajnerit Erik ten Hag që gjithashtu ditë më parë deklaroi se vetëm Man City mund ta ketë objektiv Premierligën.
Ndërkohë, Liverpool qysh në xhiron e parë të sezonit së Premierligës do ta pret një ndeshje e vështirë ndaj Chelseas.

