Kylian Mbappe te Liverpool? Jurgen Klopp qesh me spekulimet e fundit - NACIONALE

Kylian Mbappe te Liverpool? Jurgen Klopp qesh me spekulimet e fundit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Jurgen Klopp ka qeshur me sugjerimet se Liverpool është në diskutime me Paris Saint-Germain për huazimin e Kylian Mbappes.

Francezi ka refuzuar ta rinovojë kontratën dhe ia ka bërë të qartë klubit se dëshiron të qëndrojë edhe për një vit pastaj të largohet pasi thuhet se ka marrëveshje në parim me Real Madridin.

Mirëpo, gjiganti francez po refuzon ta mbajë në skuadër pa nënshkruar kontratën e re, kësisoj disa klube evropiane po e vëzhgojnë nga afër.

Kohëve të fundit është përmendur Liverpool si destinacion i mundshëm, me raportimet se edhe kanë nisur bisedimet për një huazim, mirëpo Klopp i ka mohuar këto spekulime.

Ne qeshim me këto! E tëra që mund të them është se ai është lojtar i mirë, por kushtet financiare nuk na përshtaten fare”.

Nuk dua ta prishi tregimin, por aq sa di nuk ka asgjë deri më tani”.

Por, është e mundur që dikush nga klubi po përgatit diçka dhe dëshiron të më befasojë, por kjo nuk na ndodhur në tetë vitet që jam këtu. Do të ishte hera e parë!”, deklaroi Klopp.

Liverpool ka qenë tejet aktive këtë afat kalimtar veror, duke nënshkruar Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai, derisa shiten disa lojtarë dhe janë afër transferimit të talentit të Southamptonit Romeo Lavia.

Lajme të ngjashme