Klopp tallet me yllin e tij Arnold për prerjen e flokëve: Stili më i suksesshëm i flokëve në karrierën e tij - NACIONALE

Klopp tallet me yllin e tij Arnold për prerjen e flokëve: Stili më i suksesshëm i flokëve në karrierën e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, u tall me yllin e skuadrës së tij, Trent Alexander-Arnold, për prerjen e flokëve, duke thënë se ky është stili më i suksesshëm në karrierën e tij si lojtar.

Ish-trajneri i Borussia Dortmundit, Klopp, vuri në dukje ndryshimin e fundit në modelin e flokëve të mbrojtësit 24-vjeçar, i cili ka rënë në sy të bashkëlojtarëve dhe tifozëve.

Trent Alexander-Arnold

"Ashtu siç thashë, disa ndryshime, Trent preu flokët - [u kthye] te prerja më e suksesshme e flokëve në karrierën e tij," tha trajneri i të kuqve. "Kështu që ai sakrifikoi pamjen e lezetshme për sukses, mua më pëlqen kjo!"

Trent Alexander-Arnold 'wants to be David Beckham' with bold new haircut - Daily Star

Liverpooli është rikthyer në stërvitje me ekip të plotë përpara sezonit 2023-24. Klubi nga Merseyside ka bërë dy nënshkrime tashmë këtë verë me fituesin e Kupës së Botës, Alexis Mac Allister dhe yllin e RB Leipzig, Dominik Szoboszlai që forcojnë mesfushën e tyre.

Skuadra e Klopp do të garojë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm pasi nuk arriti të përfundojë në top katërshe të Premierligës gjatë sezonit 2022-2023.

Trent Alexander-Arnold Liverpool 2023-24

Liverpooli e fillon parasezonin e tyre kundër Karlsruher FC më 19 korrik përpara se të përballen me Greuther Furth pesë ditë më vonë.

Lajme të ngjashme