Klopp përpiqet të arsyetohet: Luajtëm mirë - dhamë gjithçka nga vetja - NACIONALE

Klopp përpiqet të arsyetohet: Luajtëm mirë - dhamë gjithçka nga vetja

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool e ka nisur në formë mjaft të brishtë edicionin e sivjem të Premierligës. Pas barazimit në Londër kundër Fulham, një tjetër barazim erdhi në "Anfield", me shifrat 1:1 kundër Crystal Palace.

Tifozët e Liverpoolit në formë të përligjur ndajnë pakënaqësi të thella në lidhje me fillimin e kampionatit që skuadra e tyre e zemrës ka bërë deri më tani. Dy ndeshje, dy pikë ose thënë në zhargonin futbollistik - katër pikë të humbura në dy lojë.

Duke i ditur apetitet dhe synimet e Liverpoolit, e që në vitet e fundit janë gjithmonë të larta, pasi synohet fitimi i titujve të ndryshëm, përfshirë Premierligën - dy ndeshjet e para llogariten mjaft dëshpëruese.

Jurgen Klopp, pas ndeshjes që përfundoi kundër Crystal Palace, u mundua të arsyetohet për rezultatin e arritur, duke thënë se skuadra ka luajtur mirë dhe ka dhënë gjithçka nga vetja.

Fjalët e Jurgen Klopp

Natyrisht, Jurgen Klopp nuk ka sesi të jetë i lumtur me fillimin e kampionatit të sivjem të Premierligës, por ai këmbëngul që jo gjithçka ka qenë e errët dhe se e vlerëson faktin që djelmoshat e udhëhequr nga ai kanë dhënë zemrën në fushë.

"Duke konsideruar gjithë atë çfarë kemi përjetuar javën e kaluar, paraqitja jonë ka qenë e mirë. E gjetëm veten në disavantazh pas pjesës së parë, por patëm një reagim të mirë. E dinim që mund t'i ndryshonim rrjedhat e ndeshjes"
, potencoi ai.

Tutje, Klopp ka vazhduar të flasë në lidhje me dinamikën e ndeshjes që pasoi në pjesën e dytë, ku Liverpool maksimumin që e arriti ishte ta barazonte rezultatin në 1:1, për shkak edhe të ndërlikimit të situatës, që rrodhi si pasojë e kartonit të kuq të pranuar nga Nunez.

"Dëshironim që të ishim më elegantë, por ndëshkimi me karton të kuq i Nunez i ndërlikoi gjërat. Pasi e barazum rezultatin, tifozët u munduan që të na shtynin drejt fitores. Ne u përpoqëm, por angazhimi nuk mjaftoi. Djelmoshat dëshironin që të fitonin me çdo kusht"
, komentoi Klopp.

Trajneri gjerman tregoi edhe mënyrën se si e ka parë ai ndeshjen që u zhvillua dje, me Liverpool që insistonte me qarkullim të topit dhe Crystal Palace që ishte e vendosur në gjysmëfushën e vet.

"Lojtarët dëshironin që të fitonin me çdo kusht. Pasqyra e ndeshje ka qenë e qartë gjatë thuajse gjithë kohës. Ne sulmonim, kurse Crystal Palace mundohej që të nisej në kundërsulm. Për këtë arsye vendosa që t'i inkuadroj në lojë Tsimikas dhe Zaha, në mënyrë që t'i neutralizonin daljet e shpejta të Zahas"
, deklaroi Klopp.

Lajme të ngjashme