S'ka fitore për Liverpoolin, pajtohet me një barazim ndaj Crystal Palace - NACIONALE

S'ka fitore për Liverpoolin, pajtohet me një barazim ndaj Crystal Palace

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas barazimit ndaj Fulham në xhiron e parë, Liverpool nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë as në shtëpi kundër Crystal Palace.

"Reds" zhvilluan paraqitje të mirë në "Anfield" ndaj Palace, por që rezultati përfundimtar doli të jetë 1:1.

Pas vetëm 10 minutave lojë, Liverpool kishte raste të shënonte dy gola përmes James Milner e Harvey Elliott ndjekur nga Darëin Nunez, por të gjitha goditjet përfunduan jashtë rrjetës.

Mohamed Salah provoi gjithashtu dy herë nga afërsia, por njësoi si të tjerët egjiptiani ishte i pafat.

Kur askush nuk e prite, Eberechi Eze asistoi për mrekulli për Wilfried Zaha i cili me një goditje të bukur mposhti Alisson për t'i dhënë epërsinë Palace (32').

Liverpool provoi pastaj të kundërpërgjigjej me Nunez, mirëpo ky i fundit goditi shtyllën nga afërsia (45+4').

Në fillimin e pjesës së dytë, Liverpool kërkoi një penallti duke supozuar në një prekje të topit me dorë nga Joel Ward, por që arbitri vazhdoi ndeshjen.

Situata për "Reds" u vështirësua kur Nunez që po debutonte në ndeshjen e parë në shtëpi u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një sjellje të pahijshme duke e goditur kundërshtarin (57').

Mirëpo, katër minuta më vonë sulmuesi Luis Diaz realizoi një eurogol nga distanca pasi dribloi dy futbollistë duke lënë të shtangur portierin mysafir (61').

Palace kishte një tjetër rast të artë me Zahan që nuk arriti ta godas topin nga afërsia që ta dërgojë në rrjetë (79').

Tutje, Liverpool kërkoi golin që do t'i sillte fitoren por assesi nuk ia arritën prandaj u detyruan të pajtohen me një barazim.

Kështu, pas dy xhirove të para të zhvilluara në Premierligë, skudara e drejtuar nga Jurgen Klopp renditët në pozitën e 12-të në tabelë me dy pikë, derisa Palace katër pozita më poshtë me një sosh.

Liverpool në xhiron e radhës do të ketë përball rivalin e përbetuar Manchester United, super derbi anglez që do të zhvillohet në "Old Trafford", derisa Crystal Palace do ta pres Aston Villan.

Lajme të ngjashme