Klopp i kundërpërgjigjet Nevillet: Arnold di të luajë në ndeshje të mëdha, ka fituar disa finale - NACIONALE

Klopp i kundërpërgjigjet Nevillet: Arnold di të luajë në ndeshje të mëdha, ka fituar disa finale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jurgen Klopp iu kundërpërgjigj në distancë analistit dhe ish-mbrojtësit angle, Gary Neville, i cili shprehi habinë e tij për ftesën e Alexander-Arnoldit nga Anglia në Botëtorin e sivjem.

Edhe një herë i dha përkrahje maksimale lojtarit të vet. Klopp pa përtesë u kyç në një polemikë publike me Gary Nevillen për ftesën në Botëror që ia bëri Kombëtarja e Anglisë mbrojtësit Alexander-Arnold.

Neville ishte deklaruar për “Sky Sports” me ton kritikues për vendimin e marrë nga Southgate në raport me mbrojtësin e Liverpoolit.

“Në këtë moment nuk mund ta shoh se si Gareth Southgate mund të hyjë në një ndeshje të eliminimit direkt në Botëror me Alexander-Arnold”, u shpreh ai.

Disa më orë vonë Jurgen Klopp ia dha një shpjegim ish-yllit të kombëtares angleze: “Dëgjova që Gary Neville ka thënë diçka rreth ndeshjeve të mëdha, sikur ai nuk mund të luajë në ndeshje të eliminimit direkt. Mirëpo, Alexander-Arnold është 24-vjeç dhe ka fituar disa finale, si dhe ndeshje të rëndësishme ku është dashur të mbrohet.”

Mbrojtja e Kloppit ndaj Arnoldit

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes kundër Southamptonit që do të zhvillohet nesër në kuadër të Premierligës, trajneri gjerman vijoi që ta mbronte Arnoldin.

“Ka luajtur finale të ndryshe. Për shembull, kundër Chelseat vitin e kaluar ka zhvilluar një finale jashtëzakonisht intensive, duke u kundërvyer lojtarë të kalibrit botëror, që sigurisht janë lojtarë që do t’i përballojë edhe në Botëror”, u shpreh ai.

Trent është kritikuar për paraqitje shumë të dobëta në aspektin mbrojtës. Në këtë pikë gjithnjë ka çaluar, por asnjëherë sikur në sezonin e fundit.

Sidoqoftë, me kokëfortësi Klopp thotë se nuk e kupton gjithë këtë mjegull që është ngritur për Arnoldin dhe mosaftësinë e tij për të aplikuar mbrojtje solide.

“Në finale gjithmonë ka aplikuar mbrojtje të mirë. Nuk e di pse e shtrojmë këtë diskutim, por në rregull”, shtoi ai.

Ai mendon se përzgjedhësi Gareth Southgate duhet të jetë mjaft i lumtur që do ta ketë në gjirin e fondit të lojtarëve Arnoldin.

“Kur mund të zgjedhësh mes katër aëo pesë lojtarëve dhe Walker është goxha në formë, ndërsa natyrisht Reece James nuk është në gatishmëri (për shkak të lëndimit) – mendoj se Gareth është mjaft i lumtur që ka edhe Trentin”, përfundoi ai.

Pavarësisht të gjithë vullnetit të mirë që shprehi Klopp në mbrojtje të futbollistit të tij, paraqitjet me Liverpoolin në Premierligë dhe Ligën Kampionëve kanë qenë shumë të mangëta nga muaji gusht deri më sot.

Andaj, edhe kritikat që janë parashtruar nga analistë të ndryshëm, me në krye Gary Neville, nuk ishin të rastësishme e as të habitshme.

Lajme të ngjashme