Klopp i bindur se lojtarët e Evertonit nuk do të veprojnë njëjtë si Andersen - NACIONALE

Klopp i bindur se lojtarët e Evertonit nuk do të veprojnë njëjtë si Andersen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka besim të madh se lojtari i tij Darwin Nunez do të largojë çdo tentim të mundshëm për ta shpërqendruar nga loja e futbollit në derbin e qytetit Merseyside në rikthimin e tij në skuadër pas një kartoni të kuq për shkak të sjelljeve jo sportive.

Në fakt, trajneri gjerman është i bindur se lojtarët kundërshtar nuk do ta kenë sjelljen e njëjtë siç pati Joachim Andersen i Crystal Palaces.

Nënshkrimi rekord i të kuqve mund të jetë një objektiv i lehtë për Everton pasi ai u provokua nga mbrojtësi i Crystal Palace, Joachim Andersen në paraqitjen e tij të fundit, gjë që rezultoi në një karton të kuq për një goditje me kokë nga uruguaiani. Klopp është i sigurt se nuk do të ketë një përsëritje në Goodison Park!

Darwin Nunez Liverpool Crystal Palace 2022-23

Trajneri i Liverpoolit tha: "Unë nuk mendoj se [James] Tarkowski dhe [Conor] Coady janë të famshëm për shumë nga këto lloj bisedash gjatë lojës. Shumicën e gjërave ai nuk i kupton gjithsesi, por ju nuk duhet ta provokoni në atë mënyrë, nuk duhet të jeni kreativ në këtë formë. Nëse Darvini luan, atëherë ai duhet të jetë gati për këto gjëra, patjetër, kjo është e qartë, por kur një lojtar po ju flet shumë ose është vërtet fizik, atëherë ai nuk është në lojën e tij dhe Nunez duhet t'i shfrytëzojë edhe këto momente."

Forma e Roberto Firminos në mungesë të Nunez do të thotë se 23-vjeçari mund të mos startojë as kundër Evertonit. Sidoqoftë, ai pothuajse me siguri do të shfaqet në një fazë dhe mund të jeni të sigurt se turma në Goodison do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për ta shqetësuar atë.

Darwin Nunez Joachim Andersen Liverpool Crystal Palace 2022-23

Është jetike që Nunez të mos lejojë që atmosfera apo kundërshtarët t'i hyjnë në kokë. Të humbasë sërish qetësinë dhe kjo mund të jetë jashtëzakonisht e dëmshme për Liverpoolin dhe shpresat e tyre për titull, edhe pse jemi krejtësisht në fillim të sezonit.

Kujtojmë se Nunez erdhi me një çmim rekord prej afër 100 milionë euro së bashku me bonuset e përfshira nga Benfica në këtë afat kalimtar veror.

Lajme të ngjashme