Klopp: Nunez është i zhgënjyer dhe kërkoi falje, Man United ka kualitet - NACIONALE

Klopp: Nunez është i zhgënjyer dhe kërkoi falje, Man United ka kualitet

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se Manchester United ka kualitet të madh, derisa pranoi se Darwin Nunez ka kërkuar falje për kartonin e kuq që mori ndaj Crystal Palace.

“Reds” kanë marrë dy barazime radhazi në Premierligë, derisa do të jenë mysafir i “Djajve të Kuq” të hënën e ardhshme në “Old Trafford”, skuadër që ka pësuar në dy ndeshjet e para.

Fillimisht, tekniku gjerman komentoi kartonin e kuq të Nunez për të cilin shtoi se ka kërkuar falje.

"Ai është shumë i zhgënjyer me veten. Asnjëherë nuk kemi pasur një situatë të tillë. Ai kërkoi falje. I thamë që nuk është e nevojshme të largohesh nga stadiumi me kokën ulur, të gjithë bëjmë gabime në jetë. Nëse nuk e përsërit prapë, atëherë është mirë".

Tutje, Klopp konfirmoi se qendërmbrojtësi Joe Gomez do ta nis nga minuta e parë pasi është shëruar plotësisht nga lëndimi i fundit.

"Është mundësi. Ai u rikthye me skuadrën të shtunën nga një problem i vogël. Nat Phillips zhvilloi lojë shumë të bukur ndaj Palace. Joe është rikthyer, ai do të nis nga fillimi dhe është një mundësi e madhe".

I pyetur për Manchester Unitedin, Klopp deklaroi se synojnë të bëjnë presion në lojë si gjithmonë dhe lavdëroi sulmuesin e kundërshtarit, Anthony Martial.

"Është e qartë që ne duam të bëjmë presion dhe të ndërtojmë nga mbrapa. Nuk ishim gati për ndeshjet pas parasezonit, bëm gabime, por United veproi gjithashtu. Ata kanë një kualitet të pabesueshëm në sulm. Martial ka teknik dhe shpejtësi".

Në fund, ai foli për mesfushën e Unitedit për të cilët shtoi se kanë kualitet të madh.

"Dëgjova se Martial mund të luajë tani. Tjetër djalosh me shpejtësi dhe teknik. Kualitet në mesfushë: Eriksen, Fernandes dhe Fred - kualitet i vërtetë".

Përballja mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit zhvillohet të hënën me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme