KF Llapi njofton se edicionin tjetër do t’i zhvillojë ndeshjet nën ndriçmimin e reflektorëve - NACIONALE

KF Llapi njofton se edicionin tjetër do t’i zhvillojë ndeshjet nën ndriçmimin e reflektorëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubi futbollistik Llapi ka njoftuar se projekti për vendosjen e reflektorëve është pranuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), andaj ndeshjet edicionin tjetër do të zhvillohen me ta.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Llapi tregoi se kanë dorëzuar projektin për rregullimin e infrastrukturës që është pranuar nga FFK-ja të cilët kanë diskutuar edhe me shtëpitë e futbollit, UEFA dhe FIFA.

Postimi i plotë i Llapit pa ndërhyrje:

“𝗦𝘂𝗽𝗲𝗿 𝗹𝗮𝗷𝗺 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗶𝗳𝗼𝘇𝗲̈𝘁 “𝗟𝗲𝗴𝗷𝗲𝗻𝗱𝗮𝘁” 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗶𝗳𝗼𝘇𝗲𝗿𝗶𝗻𝗲̈ 𝗹𝗹𝗮𝗽𝗷𝗮𝗻𝗲, 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺𝗶 “𝗭𝗮𝗵𝗶𝗿 𝗣𝗮𝗷𝗮𝘇𝗶𝘁𝗶” 𝗺𝗲 𝗿𝗲𝗳𝗹𝗲𝗸𝘁𝗼𝗿𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗲𝗱𝗶𝗰𝗶𝗼𝗻𝗶𝗻 𝟮𝟬𝟮𝟯/𝟮𝟰 👏🏟️💡

Sot në selinë e Federatës së Futbollit e Kosovës është dorëzuar projekti për rregullimin e mëtejm të infrastrukturës sportive në stadiumin “Zahir Pajaziti” ku për qëllim ka vendosjen e reflektorëve në stadium dhe zhvillimin e ndeshjeve të edicionit 2023/24 nën ndriçimin e reflektorëve.

Këtë projekt me kënaqësi e ka pranuar i pari i FFK-së, z. Agim Ademi i cili në koordinim të plotë me UEFA-n dhe FIFA-n do bëj të mundur që stadiumi “Zahir Pajaziti” të marr pamjen e merituar me reflektorë.

Qëllimi i këtij projekti i inicuar nga Presidenti i klubit, z. Beqir Batatina dhe ikona llapjane, trajneri ynë, z. Tahir Batatina është mundësimi i kushteve të favorshme për zhvillimin e aktivitetit futbollistik të rinisë sonë dhe talentëve të ekipit të parë dhe kategorive të reja.

Ky është lajmi i vitit për gjithë sportdashësit llapjanë që e kanë pritur me vite këtë infrastrukturë sportive dhe kjo nuk do të jetë e tëra”, shkroi Llapi.

Përndryshe, Nacionale ditën e enjte raportoi se FIFA i ka dërguar paralajmërim FFK-së që nuk ka të drejtë të licencohet skuadra e Batatinës.

Pavarësisht dëshirës së FFK-së, Llapi këtë edicion nuk do të ketë të drejtë të licencohet shkaku i borxhit që s’i është paguar Clarkut, që e fitoi edhe çështjen në KAS të Zvicrës.

Lajme të ngjashme