"Kemi rënë në fund të pusit” – Reagime të ashpra në Gjermani për eliminimin nga Kupa e Botës - NACIONALE

"Kemi rënë në fund të pusit” – Reagime të ashpra në Gjermani për eliminimin nga Kupa e Botës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nëse Kombëtarja e Gjermanisë kishte menduar se reagimet ndaj saj për eliminimin e hershëm nga Kupa e Botës 2018 në Rusi ishin shumë të këqija, le të presë deri sa t’i shohin titujt e gazetave kur të kthehet në shtëpi këtë herë.

Megjithëse e mundi 4:2 Kosta Rikën të enjten, skuadra e Hansi Flickut ra nga Kupa e Botës qysh në fazën grupore për herë të dytë radhazi, pasi Japonia e fitoi grupin duke e mundur 2:1 vendin e dytë, Spanjën.

Për katër herë fituesin e Botërorit, i cili për herë të fundit triumfoi në Brazil 2014, ky është një dështim edhe më i thellë.

Shtypi gjerman, ish-lojtarët dhe analistët e futbollit e kanë dhënë fjalën e tyre në largimin e hershëm të vendit të vet nga Kupa e Botës, dhe për të ardhmen e trajnerit Flick, me Gjermaninë që do të jetë nikoqir i Kampionatit Evropian 2024.

“Fundi i një kombi të madh futbolli”

Gazeta gjermane Bild nuk është përmbajtur në kritikat e saj ndaj paraqitjeve të Gjermanisë, duke i quajtur skuadrën “xhuxhët e futbollit”.

Ajo madje shkroi se askush në kombëtaren gjermane – nga lojtarët te stafi i trajnerëve – nuk është i klasit botëror dhe e kanë shënuar 1 dhjetorin si “fundi i një kombi krenar dhe të madh futbolli”.

Ballina e Suddeutsche Zeitung nënvizon: “ky rezultat i përshtatet rrëmujës së madhe”, derisa Faz thotë se rikthimi në krye të futbollit botëror është “thjesht një ilustrim për Gjermaninë”.

Ndërkohë, Kiker.de thotë se “vetëm një rezultat 9:2 do ta kishte ndihmuar një Gjermani që dështoi sërish”, me Der Spiegel që i ka cilësuar si “kokëfortë” udhëheqësit.

Kritikat e ish-lojtarëve dhe analistëve ndaj Kombëtares gjermane nisën menjëherë pasi përfundoi ndeshja në Al Khor dhe u konfirmuar eliminimi nga Botërori.

Ish-kapiteni Bastian Schweinsteiger, i cili i luajti 121 ndeshje për Gjermaninë, tha se fajin e kanë lojtarët.

Hansi Flick nuk gaboi shumë”, tha Schweinsteiger për transmetuesin gjerman ARD.

Jam vërtet i zhgënjyer dhe i tronditur se si rrodhën gjërat. Kjo paraqitje e ekipit kombëtar nuk mjafton, nuk mjafton. Problemi thelbësor është se ne e ftojmë kundërshtarin të na sulmojë”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme