Kasapolli i reagon ashpër Shoqatës së Gazetarëve të Sportit për mungesë reagimi ndaj FFK-së
Doajeni i gazetarisë sportive, Agim Kasapolli, ka reaguar ashpër ndaj Shoqatës së Gazetarëve të Sportit që nuk reaguan ndaj gjestit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Siç dihet, FFK nuk lejojë mediat të hynë në Kuvendin Zgjedhor, ndërsa pavarësisht që u vlerësuar si vendim i tmerrshëm, por nuk kishte asnjë reagim nga Shoqata e Gazetarëve të Sportit.
Kasapolli tha se ka bordi i Shoqatës së Gazetarëve të sportit ka lidhje me FFK-në, prandaj edhe nuk kanë reaguar.
"Tragjedia më e madhe është që nuk ka pasur reagim nga redaksia e gazetarëve të Kosovës. Ata i ka shpëtuar Xhemjal Rexha, ajo është shoqata e gazetarëve profesionistë të Kosovës, nuk e ka detyrë, por është treguar shumë vigjilent dhe i ka shpëtuar fytyrën me këtë reagim, pra e ka kryer punën tonë si gazetarë sportivë. Qysh mundet asociacioni i gazetarëve të Kosovës me heshtë pas asaj që ndodhi. Kjo flet që janë të lidhur mes vete dhe që kryetari i jashtëquajtur nuk e ka pa të arsyeshme me bo një reagim katër rreshta. Kjo flet, që këta janë të lidhur mes vete".
Kasapolli gjithashtu shtoi se Shoqata e Gazetarëve është e korruptuar, derisa tashmë ka nisur edhe nënshkrimet për shkarkimin e bordit.
"Shoqata e Gazetarëve është e korruptuar deri në fyt. Janë dy apo tre gazetarë aty që janë pjesë e bordit. Unë frikë kom dëgjuar që tashmë kanë nisur nënshkrimet për largimin e bordit, ishin mbledhur afro 70 nënshkrime”.
Në fund, Kasapolli u shpreh se nuk është e mjaftueshme që vetëm të shkarkohet bordi, sepse ata kanë vjedhur para, sidomos në vitin 2017.
Raporti vjetor i 2017, raporti financiar është hajni e keqpërdorime deri n'fyt. Nuk mjafton vetëm më i shkarku këta, por duhet audotimi i jashtëm me ardh me këqyr, ku janë vjedhë ato pare, ku kanë shkuar ato pare”, deklaroi ai.