Karrierën e nisi si sulmues por i pëlqente të bëhej portier, pesë gjëra interesante rreth karrierës së Provedel
Ivan Provedel, fenomeni në rrjetet sociale në 24 orët e fundit. Ai shënoi gol për Lazion në minutat shtesë për ta barazuar rezultatin ndaj Atletico Madridit në Ligë të Kampionëve dhe pse është portier. Këto janë disa fakte interesante nga portieri italian.
Provedel karrierën e tij e nisi si sulmues dhe luajti në atë pozitë deri në moshën 15-vjeçare. Ai u bë vetëm portieri i katërt që shënon gol në Ligë të Kampionëve, por ai edhe më herët kishte shënuar gol, ndoshta edhe më vendimtar, kur në Serie B në vitin 2020 barazonte në pothuajse situatë të njëjtë për ekipin e tij Juve Stabia ndaj Ascolit.
In #LazioAtleticoMadrid SECONDO GOL IN CARRIERA per Ivan Provedel, dopo quello in Ascoli-Juve Stabia 2-2 di Serie B, 7 febbraio 2020! pic.twitter.com/igRRmg1J8l
— Giuseppe Pastore (@gippu1) September 19, 2023
Lidhja me portierin legjendar Lev Yashin
Provedel ka lindur në Pordenone në vitin 1994 dhe mbushi 29 vjeç në mars. Babai i tij Venanzio vdiq në vitin 2016 në moshën 82-vjeçare, ndërsa nëna e tij Elena është nga Rusia dhe ishte mësuese e anglishtes në Moskë. Prindërit e saj, gjyshërit e Provedel jetonin afër shtëpisë së Lev Yashin dhe gjyshi i portierit shërbeu në Ushtrinë Sovjetike me portierin legjendar.
“Gjyshi im ishte në ushtri me Yashin dhe ata e njihnin njëri-tjetrin”, tha Provedel për Gazzetta në vitin 2021. “Fakti që një i afërm ishte mik i portierit të vetëm që fitoi Topin e Artë, më ka bërë të ëndërroj dhe të jem krenar”.
L'aneddoto raccontato da Provedel: il nonno è stato nell'esercito insieme a Lev Yashin, unico portiere nella storia a vincere il Pallone d'Oro 🇷🇺 🏆 🙌 pic.twitter.com/0B87aD1LNl
— GOAL Italia (@GoalItalia) October 30, 2021
Pozita si sulmues
Në një intervistë tjetër, të bërë me Lega Serie A vitin e kaluar, Provedel zbuloi se ai "ra në dashuri" me rolin e portierit në vitin 2000, duke parë pritjet e Francesco Toldo kundër Holandës në EURO 2000.

“Kam luajtur si sulmues kur isha fëmijë, por në një moment mendova: 'Do të largohem nëse nuk mund të vazhdoj si portier'. Një klub afër qytetit tim më dha mundësinë në këtë rol. Dikush më tha se ishte tepër vonë për të pasur sukses si portier dhe se do të kisha dështuar”.
Çuditërisht, Toldo u bë trajner i Provedel shumë vite më vonë kur portieri luajti për Italinë U20.
Karriera pasi vendosi të bëhej portier, skuadrat dhe tatuazhet
Në vitin 2009, Provedel vendosi se donte të luante përgjithmonë si portier, kështu që ndoqi rrugën drejt Oderzo, në Provincën e Trevisos. Trajneri i Liapiave Renzo Zanet vendosi t'i jepte atij një shans në rolin e tij të ri dhe një vit më vonë Provedel iu bashkua Udineses.
Ai nënshkroi për Chievo Verona në moshën 18-vjeçare dhe më pas luajti për Pisa, Perugia, Modena dhe Pro Vercelli në formë huazimi. Ai pësoi një dëmtim të rëndë të fibulës në vitin 2017 kur luante për Empolin dhe pas një huazimi gjashtë mujor te Juve Stabia, iu bashkua Spezias, ku kaloi dy vite dhe më pas Lazios, shumë i kërkuar nga Maurizio Sarri. Krahu i djathtë i Provedel është tërësisht i vizatuar me tatto por, siç shpjegohet nga Repubblica , ai gjithashtu ka një tatuazh tjetër që përmban dorën e djalit të tij. Provedel luan me nr.94 që është viti kur ka lindur.
