Kapiteni i Rumanisë: S’e dua Kosovën në grup në kualifikimet e Botërorit - NACIONALE

Kapiteni i Rumanisë: S’e dua Kosovën në grup në kualifikimet e Botërorit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Rumanisë Nicolae Stanciu thotë se nuk dëshiron të përballet me Kosovën në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Botëror.

Rumania do të gjendet në vazon e dytë në kuadër të kualifikuesve, me shortin që do të tërhiqet më 13 dhjetor.

Stanciu për mediat rumune bëri me dije që s’e do më Kosovën në grup, shkaku që është në nivel më të lartë se kombëtaret e tjera që renditen në vazon e katërt, ndërsa e preferon Italinë ose Portugalinë nga vazo e parë, megjithatë jo Zvicrën.

“Vazo 1? Itali ose Portugali. Dua të sigurohem që ta kemi vendin e parë. Kështu ndihem, Zvicrën jo”.

“Vazo 3? Mali i Zi ose Slloveni. Nuk ishim në Ligën e Kombeve atëherë sepse ishim në Kinë dhe nuk mendoj se ajo ishte fytyra jonë në ndeshjet ndaj Malit të Zi”.

“Vazo 4? Këtu s’kam të preferuar vetëm Kosovën jo. Të gjitha skuadrat janë në nivel të ngjashëm, përpos Kosovës dhe ndoshta pak Bullgaria, ndoshta. Më duket se Bullgaria dhe Kosova janë në nivel më të lartë se të tjerat”.

“Vazo 5? Në të njëjtën mënyrë, nuk kam ndonjë preferencë”, deklaroi ai për “Digi Sport”.

Ndërkohë, Kosova fillimisht do ta mësojë kundërshtarin për Ligën e Kombeve këtë të premte, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në muajin nëntor në kuadër të promovimit për ligën B të Ligës së Kombeve.

Lajme të ngjashme