Kapiteni i Egnatias bie pa ndjenja në fushë, ndërron jetë në moshën 28-vjeçare (VIDEO)
Futbolli shqiptar u trondit, kur pak çaste më parë, kapiteni i Egnatias Rafael Dwamena u shtri pa ndjenja në fushë në sfidën ndaj Partizanit në kuadër të javës së 13-të, dhe pas dërgimit në spital ai ndërroi jetë.
Të gjithë lojtarët dhe gjyqtari vrapuan për të parë gjendjen e lojtarit që u shtri në fushë pa ndjenja, ku stafet mjekësore të dy skuadrave u munduan ta japin ndihmën e parë. Pas disa minutave Dwamena u transportua në urgjencë në spital, ku sipas informacioneve nga spitali, lojtari ishte me vetëdije, por pësoi edhe një tjetër sulm, kurse tani sipas Supersport është konfirmuar vdekja e tij në spital.
Në vitin 2020 siç raporton Lapsi.al, Rafel Dwamena ishte diagnosifikuar me një problem në zemër, ku u detyrua të luante me defibrilator, për të shmangur arreset kardiake, para se të nënshkruante për Real Saragoza në Spanjë.
Mjekët e këshilluan ta braktiste futbollin profesionist, pasi zemra e tij nuk ishte në gjendje ta përballonte më futbollin, por Dwamena nuk dëgjoi këshillat dhe vazhdoi me futboll.
Pra rasti i sotëm në fushë për Dwamenan nuk ishte i pari i kësaj natyre për të, pasi ai e kishte të pamundur të luante në Evropë pikërisht për këtë problem.
Ai kishte pësuar kolaps në një ndeshje në Spanjë, e poashtu edhe në Linz të Austrisë, por futbollisti vazhdoi të luante futboll, duke mos dëgjuar për këshillat mjekësore.