Kapiteni i Cluj e lartëson Ballkanin: Luajti shumë bukur, jemi të kënaqur që nxorëm një barazim - NACIONALE

Kapiteni i Cluj e lartëson Ballkanin: Luajti shumë bukur, jemi të kënaqur që nxorëm një barazim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i klubit rumun Cluj, Mario Camora, e ka lartësuar lojën e kampionit të Kosovës Ballkanit në barazim 1:1 në Ligën e Konferencës, duke u shprehur i kënaqur po ashtu që skuadra e tij e shmangu disfatën në Prishtinë.

Ballkani e mbizotëroi skuadrën rumune në ndeshjen e tij debutuese në Grupin G të kupës evropiane por e pranoi një gol të vonshëm në kohën shtesë për të barazuar 1:1 në Stadiumin Fadil Vokrri, raporton Nacionale.

Armend Thaqi, kapiten në mungesë të të lënduarit Edvin Kuc, e theu akullin duke i vënë kapak mbizotërimit të Ballkanit kur shënoi për 1:0 në minutën e 65-të, pas një aksioni të bukur të skuadrës së Ilir Dajës.Por një dalje e pamenduar mirë nga porta dhe e pafat e Stivi Frashërit ia mundësoi Yuri Matiasit ta fusë topin në rrjetë me kokë nga afërsia, duke ia mohuar Ballkanit triumfin në debutimin historik në kupën evropiane.

Duke folur për kanalin e klubit në YouTube, Camora e pranoi se Ballkani ishte superior ndaj skuadrës së tij.

“Pas asaj çfarë ndodhi në fushë, do të thosha se është një rezultat i mirë për ne. Ata e zotëruan topin shumë mirë. Ne ishim të përgatitur për këtë. U pa që është ekip plot entuziazëm. E dija që lojtarët e tyre do të jepnin gjithçka nga vetja”, tha Camora.

Ai shtoi: “Ata luajtën futboll të bukur, një ekip në stilin e klubit tonë Farului. Tifozët e tyre e duartrokitën çdo lëvizje të tyre. Por nga minuta e 70 ne e treguam përvojën tonë, duke i mbizotëruar.

Camora, 35-vjeçar, beson se as klubi turk Sivasspor dhe ai çek Slavia Praha nuk do ta kenë të lehtë udhëtimin në Prishtinë në Grupin G.

“Sivasspori dhe Slavia do të kenë ndeshje të vështira këtu”, këmbënguli ai.

“Ne nuk kemi të lumtur me barazimin, por duke e menduar se çfarë ndodhi në fushë, jemi të kënaqur. Do të jetë e vështirë, sepse nuk ka ekip të dobët në grupe të kupave evropiane. Do të jetë e vështirë për të gjithë.”

Sivssporti dhe Slavia barauan po ashtu 1:1 në ndeshjen tjetër të grupin, që nënkupton se gjithçka është e barabartë në tabelën e Grupit G pas xhiros së parë.

Ballkani udhëton drejt Çekisë për takimin me Slavian në xhiron e dytë të enjten e ardhshme, ndërsa Cluj e pret Sivassportin.

Lajme të ngjashme