Kaos në Turqi: Të shtëna me armë zjarri ndaj ndërtesës së Federatës së Futbollit - NACIONALE

Kaos në Turqi: Të shtëna me armë zjarri ndaj ndërtesës së Federatës së Futbollit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndërtesa e Federatës së Futbollit e Turqisë (FFT) është sulmuar me armë zjarri të enjten mbrëma. Raportohet se nuk ka të lënduar.

Një takim i anëtarëve të bordit drejtues të FFT-së ishte duke u mbajtur kur u shtënë me plumba në drejtim të ndërtesës.

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Sulejman Soylu, ka thënë se 11 plumba ishin shkrepur në përgjithësi, pesë prej të cilëve e kanë goditur ndërtesën e federatës.

FFT-ja ka konfirmuar përmes një komunikatë për media se nuk ka të lënduar dhe se autorët e sulmit janë kapur.

Legjenda e futbollit turk dhe anëtari i bordit të FFT-së, Hamit Altintop, ishte i pranishëm në takim kur ndodhi sulm dhe tha se u shtri në dysheme kur i dëgjoi të shtënat.

“Më t’i dëgjuar të shtënat, ne u shtrimë për toke. Kolegët e mi në bord menduan se unë isha plagosur. Ishim me fat. Shpresoj se sulmuesit do të kapën”, tha Altintop pas sulmit.

Ministri i brendshëm Soylu tha se për sulmin dyshohen dy persona, të dytë të dehur në kohën kur u krye sulmi.

“Zoti na ndihmoftë. Plumbat na kaluan shumë pranë”.

FFT-ja njoftoi se autorët janë kapur dhe ndaj tyre pritet të ngrihet aktakuzë për sulm ndaj federatës.

“Ne nuk dyshojmë aspak se sistemi i drejtësisë i Turqisë do t’ua japë dënimin e merituar atyre që janë përgjegjës për këtë incident”.

Lajme të ngjashme