Kampionati me Serbinë & një kombëtare shqiptare: Intervista e plotë me Armando Dukën - NACIONALE

Kampionati me Serbinë & një kombëtare shqiptare: Intervista e plotë me Armando Dukën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Andërr e jemja ka qenë me qenë futbollist. Kështu e nis gazetari Berat Buzhala intervistën me kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

“Shpresa nuk duhet të humbas asnjëherë profesionist ka maru kjo, por amator, mund ta vazhdosh edhe pak”, ia kthen Duka.

Më poshtë, Nacionale sjell pjesët më interesante të intervistës;

Duka: Do ta doja një kombëtare Shqipëri-Kosovë, do të ishim të fortë

“Në të dy këndvështrimet mund të gjesh argumente pro dhe kundër, shpesh mendoj që më mirë një, kudo që janë shqiptarët po të ishim bashkë, mbase një potencial më i madh më shumë forca, ekipi i Kosovës ka shumë kualitet, po të ishin në Shqipëri, natyrisht se do ishim më mirë.

Por në fund të fundit nuk jemi ne ata që vendosim, janë thjeshtë dëshirat dhe opinionet tona ajo që vendoset janë kufijtë shtetërorë. Kosova dhe Shqipëria parashikojnë që dfederatë të quhet ajo që organizon lojë brenda dy shteteve.

Por opinion dhe dëshira ime është të ishim një shtet.

Kam respect për të gjithë që luajnë me Kosovën, janë të mirë nga porta deri në sulm, do ta ndihmonn ekipn kombëtar, por prapë po bëjnë akoma punë të mirë në Kosovë.

I kanë mundësitë shumë më shumë për të pasë më shumë rezultat, jam shumë I bindur që me zgjedhjet e reja, me zgjedhjen e re, ekipi do jetë më I konsoliduar dhe do jetë me më shumë rezultate”

Kam pasë konflikte me krejt qeveritë, por jam njeri i kompromiseve thotë Duka

“Ka pasë tendenca me të largu shpesh. Shpesh ka pasë, nëse do i quaja konfliktet e mia me politikën apo shtetin, unë nuk jam natyrë konfliktuale personalisht, përpiqem të jem bashkëpunues sidomos me qeverinë sepse është ajo që duhet të ndërtojë dhe mbulojë politikat zhvillimore. Fatkeqësisht në momente të vecanta nuk janë përputhë.

Një person si unë, nuk kanë arritur ta kontrollojnë Brenda federatës dhe kanë lindur shpesh konflikte me qeverinë demokratike dhe atë socialiste.

Kompromistet nëse duhet ti bëjmë, i bëjmë për hir të idealeve.

Duhet të marrësh nga cdo futbollist në fushë, edhe nga qeveria,

Menduam që pasi përmbysëm komunizmin, menduam dhe kishte dhe slogane që do fillojë luga e artë, nuk do bëjmë asgjë dhe ato pak gjëra që trashëguam nga komunizmi dhe filluam ti prishim. Kur e pamë që, kur qeveria e kohës mendoi që nuk jemi të denjë, për tu kthyer ne edhe ato pak fusha dhe ato stadium i bëmë palllate dhe në vitin 2002 kur uanë kam ardhë, ka qenë gjendje e keqe e infrastrukturës dhe kampionati shqiptar pothuajse ishte një moçal.

Mbase edhe politikës edhe kryeinistri Rama e pa se futbolli ka një impact dhe filloi ti pëlqejë, I pëlqeu Elbasan Arena, gjithë ai promicion që u bë. Vetë kryeministri deklaroi se do bëjmë bashkarisht stadiumin Loro Boriqi, bashkuam fondet tona dhe përfunsam atë, më pas edhe air Albania i fundit, që vërtet është një nga veprat më të përkryera të arkiktekqurës shqiptare sipas meje. Më duket si në ëndrra, është I joni a po nuk është i joni ky stadium.

Ne jemi të vetmit federatë në botë mbase që financojmë cdo lloj materiali sportive për cdo lloj materiali në evnd.

Po të them që në vitin 2002 shqipëria kishte vetëm një kampionat të kategorisë së para me 16 apo 18 skuadra.

Tashmë kemi kategorinë superior, të parën, të dytën dhe sistein vajtje ardhje.

Sot cdo top, cdo uniform, co fëmijë që luan federate.

Buxheti i vitit 2023, është 25 milionë euro.

Nëse do ta quaja sukses të futbollit shqiptar, është konsolidirimi i institucionit që administron futbollin.

Aktualisht shqipëria është një nga federatat më të fuqishme në rajon”, thotë ai.

Duka për Kampionatin me Serbinë: Kosova nuk kishte shanse, nuk i ka 4 stadiume

Së fundmi sic ju e dini kemi aplikuar të jemi organizatorë të kamipionatit evropian nën 21vjec në Shqipëri, që ka pasë kohën limit për muajin e shkuar dhe rezolutuan 4 aplikantë apo garues, Shqipëria, Belgjika, Turqia dhe Serbia.

Pikërisht kjo është tema e nxentë e diskutimit sot, pse Shqipëria dhe Serbia.

Shanset për të fituar Shqipëria vetëm ose Serbia vetëm përballë Turqisë ose Belgjikës, të dy federaatat e kuptuan se janë të vogla.

Shanset për të bashkëpunuar me të tjera federata, ishin të pamundura sepse aplikimet kishin përfunduar dhe të tjerë federate fqinje si psh Kosova, megjithëse nuk plotëson kriteret sepse duhet minimalisht 4 stadiume, nuk i kanë, nuk i ka as maqedonia as Mali I zi.

Kështu që në kuptimin pragmatist, gjëja më e mirë ishte që të bashkojmë garën me federatën serbe, për ta patur kampionatin evropian në Shqipëri dhe në Serbi.

Jemi akoma konkurent tashmë me federatën serbe bashkë dhe beljgjika dhe turqia në vete.

Nuk është se jemi mjaftuar me këtë, që ne do jemi pjesë e evropianit, që kombëtarja jonë e 21 vjecarit nuk është kualifikuar asnjëherë.

Të paktën do jemi me një benefit, automatikisht jemi të kualifikuar.

Buzhala-Dukës: Qysh në njërën anë ‘Mora fjalë, t’i këndoj Adem Jasharit’ knej ‘kampionat me Serbinë’

“16 skuadra në tetë stadium, nëse fitojmë garën përballë Belgjikës dhe Turqisë, ideja ishte e të dy palëve, të dy palët e kanë analizuar edhe në kënvdështrimin politik ddhe të mesazheve që do japim.

Mesazhi që jep për mua është shumë i rëndësishëm, tolerancës, bashkëpunimit dhe bashkëjetesës.

E di që dikush ka të drejtë të preket nga kjo sepse plagën ekemi të freskët, por duhet të msohemi me këtë, por unë nuk dua ti lë nipërive të mi as nipërëve tu këtë. Ne kemi të drejtë ti lëmë një botë sa më të paqme.

Nëse gjithë individët, shoqërisë, qeveritë punojnë me të njëjtin sens.

Janë dy mesazhe, në njërën anë mora fjalë edhe Serbia knej.

Po sepse ne nuk e harrojmë atë që ka ndodhë, absolutisht nuk do ta harrojmë atë q ëka ndodhë dhe aq më shumë duke marrë mësim nga ajo që ka ndodh të nxjerrim mësim nga ajo që ka ndodhur.

Ne do ishte më mirë që Adem Jasharin ta kishim se sa ta këndonim, por nuk është faji që iku, e di shumë mirë këtë, është faji i të tjerëve, pornëse gjithë do bënin këtë lloj kontributi kjo nuk do kishte ndodhur”, thotë Duka.

Duka: Erdhi koha me i folë do gjëra, unë dhe Fadil Vokrri e futëm Kosovën në UEFA

“Jemi menduar, ka pasë shumë reagime, e thashë edhe para familjes time të Federatës. Qëndrimi im për Kosovën, federatën, ka qenë gjithmonë mbështetës me projekte reale jo me llafologji boshe.

Që kur ishte president Sabri Hashani, kur nuk ishte anëtar i UEFAS dhe FIFAS, në cdo trajnim që ka bërë Federata e futbollit, ka pasë pjesën e vetë, trajnerë arbitra, kuota gjithmonë ka qenë për federatën.

Asistencë dhe lobim. Nuk kam dashur të hap këto gjëra.

Lobimin për pranimin e Kosovës në UEFA bashke me Fadil Vokrrin ka qenë shumë i madh.

Mendoj që ka qenë vetëm kontributi jonë dhe i Federatës që Kosova të pranohet në UEFA.

Ka pasë vetëm lobim sportiv, kjo marrëdhënie ka vazhduar edhe më tej. Jam shumë i lumtur që raportet tona janë vëllazorë. Unë mendoj që i shërbej edhe Kosovës, jemi popull evropian. Ne me sjelljen tonë mund të ndikojmë në ndryshimin e qëndrimit të serbëve, pa dyshim që nuk i urdhërojmë”, thotë ai.

Jam frikësuar shumë, ishte huliganizëm, serbët u treguan bashkëpunues” – Duka për vitin 2014, kur flamuri ‘Autoktonous’ fluturoi në Beograd

“Dje pas ndeshjes finale Egnatia - Partizzani, arbitrat ishin Antony Tejlor dhe trupa e tij. Tejlor ka qenë në fushë në Serbi më 14 nëntor, ka qenë arbitri i katërt sepse kryesor ka qenë Ahtison dhe diskutuam. Ia rikujtova atë skandal, atë skëterrë të ndeshjes në Beograd.

E kam përjetuar shumë keq. Nuk kam turp ta pranoj që jam frikësuar, jam frikësuar sepse e kam ndjerë veten me përgjegjësi taman për fëmijët e mi që e kanë ndjerë veten në rrezik.

Realisht, duhet të jem i sinqertë, është ngjarje huliganësh, që nuk ka lidhje me futbollin, që mund të ketë grupime të tilla huliganizmi edhe në të tjera, shyqyr që në Shqipëri nuk ndodhë.

Ajo që dua të them në mënyrë të sinqertë është që Federata Serbe ka eqnë shumë baskëpunuëse për ta eliminuar stresin.

Disa gazetarë më prisnin të jap intervistë, thash a jeni në vete, hajde hypim në makinë, thanë nuk kemi makinë. Na ka dhënë zëvendëspresidenti serb makinën”, thotë ai.

Duka: U shokova në staduimin e Beogradit, kur e pashë dronin – mendova mos na përdhosën serbët

“Nuk e kam besu që do ishte aq keq, kemi ikë në fakt, kur kemi shku për ndeshje, u njoftumë që nuk do na jepnin bileta për tifozët tanë, në eksperiencën time ishte e paimagjinueshme, ore cka po ndodhë, ne do luajmë futboll.

Sot e mendoj që mirë bënë, se mund të ishte edhe më keq.

Kishte një grup të vogël, kushtet e sigurisë ishin të ekzagjeruara, rrugët e rrethuara, thash këtu nuk do dnodhë asgjë.

Në momentin që kemi hy në stadium, jam shoku, kur pashë dronin nuk e kuptova se cka ishte, u mërzita se mendova se dikush nga Serbia po na përdhoste noj sinjal, kur e pashë që nga ne, ok.

Droni me telekomandë është komandu mirë nga ai që është vendosë, ok ndodhi ajo që ndodhi, po pavarësisht, nuk është se ai flamur ishte kaq shumë provokativv po mbase situate u përjetua keq.

Ok, e disktueushme, por ishim 44 minuta zero-zero, nuk po luanim keq deri në minutën, pasi ndodhë ajo ishte e sigurt që nuk do luanim më.

Vendimi për të mos u kthyer më, ishte i drejtë.

Zhvillimi i ekpit ka qenë gradual, përfshirja e futbollistëve nga troje tjera ishte një risi, kjo ishte e kohës së De Biasit”, thotë Duka.

“Grup ma të vështirë se qekaq do ishte e pmaundshme

Në atë që do shkojmë në finale, janë 24 skuadra, nëse do ti marrësh një nga një, besoj se nuk zgjedhë asnjë, a këtë, nuk kemi histori me të, ky është ekip i fortë, kur përballesh me më të mirët e evropës dhe botës për mua, është kënaqësi, jo vetëm për të qenë present në fushë, nuk kemi skuadër inferior, kemi skuadër që është kualifikuar në njëë grup, që ka cuar 3 skuadra në evropian, shqipëria, cekia dhe polonia.

Ne urojmë që të fitojmë dhe ta kalojmë grupin por nga cfarëdo lloj rezultati ne fitojmë eksperiencë me ekpie të mëdha, pretendojmë që të shkojmë lart”, thotë ai./Nacionale/

Lajme të ngjashme