Kahn: I di Barcelona punët e saj, nevojitet kujdes kur komentohet gjendja financiare e tyre
Për ironi të fatit në ambientin bavarez po "brengosën" çdo ditë e më shumë për financat e Barcelonës. I fundit që është pyetur në lidhje me këtë çështje ishte Oliver Kahn.
Telenovela Lewandowski ka nxitur një mal reagimesh në Gjermani. Meqë klubet gjermane në masë të madhe janë shumë korrekte në bilancin vjetor financiar të tyre, ato nganjëherë shfaqin habinë sesi në Spanjë dhe Itali klubet mund të operojnë në tregun e lojtarëve, ndonëse janë të zhytyra në borxhe të mëdha.
Njëra prej aryseve se përse u zhagit aq shumë kalimi i Lewandowskit në Barcelonë, kishte të bënte me këto shqetësime, pasi Bayern kishte hezitime të thella që t'i besonte klubit katalonas që pagën ta kryente me rata.
Tërë ky preokupim ka bazamentin te fakti që Barcelona në dy vitet e fundit po përballet me një krizë të thellë financiare.
Oliver Kahn heziton të japë koment për stabilitetin financiar të Barçës
I pyetur nga gazerët gjermanë, drejtori ekzekutiv i Bayern, Oliver Kahn, është shprehur në lidhje me temën e shumëpërfolur në Gjermani, që ka të bëjë me atë nëse ka hapësirë t'i besohet Barcelonës që mund ta kryejë pagesën për kartonin e Lewandwoskit.
"E kam paksa të vështirë ta jap një mendim nga distanca për gjendjen financiare të një klubi si Barcelona. Ata e dinë se çfarë janë duke bërë.
"Ata janë të vetmit që e dinë njëmend situatën në të cilën gjenden. Për këtë arsye duhet të jemi të kujdesshëm kur ta trajtojmë këtë çështje", u shpreh Kahn.
Deklaratate Nagelsmann që nxiti reagimi
Para dy ditësh trajneri i Bayern, Julian Nagelsmann, bëri bujë me deklaratën e tij në lidhje me gjendjen financiare të klubit katalonas, ku shfaqi habinë e tij se si ka mundësi që pa pasur të holla të mund ta blejnë kudo.
“Ata kanë marrë shumë lojtarë të rinj, jo vetëm Lewandowskin. Barcelona është i vetmi klub në botë që mund të blejë lojtarë pa pasur para. Është e çuditshme dhe e çmendur", deklaroi ai.
Franck Kessie, Andreas Christensen, Raphinha dhe Robert Lewandowski janë afrimet e Barcelonës në këtë afat kalimtar.
Barcelona përmes këtyre afrimeve synon që t'u rikthehet titujve të rëndësishëm, të cilët klubit i mungojnë tani e disa kohë.
Largimi i yllit argjentinas, Leo Messi, la një boshllëk të madh. Sulmi i Barcelonës nuk arriti që të këndellej më. Tani pritshmëritë janë te Lewandowski që të mund të jetë lojtari i cili do ta shtyjë skuadrën drejt sukseseve që synon.
Kujtojmë se edicioni i ri i La Ligas fillon nga gjysma e muajit gusht.


