Juventus konsideron t'i kërkojë Manchester Unitedit yllin e skuadrës për Adrien Rabiot
Manchester United është përballur me një 'bllokadë' në bisedime me mesfushorin Adrien Rabiot, derisa Juventus ka syrin tek njëri nga sulmuesit e skuadrës së Ten Hag.
Duke provuar në tërë afatin kalimtar veror për të sjellë mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong në "Old Trafford", "Djajtë e Kuq" tani janë të sigurt që nuk do ta arrijnë shkaku që holandezi nuk është i interesuar për këtë lëvizje.
Kështu, tani i janë bashkuar garës për Rabiot, me klubin italian që është i hapur të pranojë propozimin nga Man United për 15 milionë funte.
Sidoqoftë, sipas gazetarit të "Sky Sport", Gianluca di Marzio, marrëveshja për Rabiot është ndërprerë shkaku se nëna e lojtarit që gjithashtu është agjenti ka kërkuar 8.5 milionë euro për vit
Kjo do t'ia bënte pagën prej 150 mijë euro në javë dhe francezi do të ishte ndër lojtarët më të paguar te skuadra e Ten Hag.
Meqenëse asnjë marrëveshje nuk është arritur, planet e Juventusit për transferime gjithashtu janë ndërprerë pasi synonin zëvendësimin e Rabiot me yllin e PSG-së, Leandro Paredes.
"Zonja e Vjetër" është në kërkim të një sulmuesi të ri për ta ndihmuar Dusan Vlahovic, prandaj po mendojnë të kërkojnë nga Man United shkëmbimin me Anthony Martial.
Martial duket i përshtatshëm dhe Juve është admirues i francezit që një kohë të gjatë, edhe pse janë duke "eksploruar" edhe mundësinë e nënshkrimit me yllin e Barcelonës, Memphis Depay.
Gjashtë muaj më parë, Juve kishte rastin e artë për nënshkrimin me Martial i cili nuk po zhvillonte minuta nën urdhrat e Ole Gunnar Solskajer dhe pastaj Ralf Rangnick para huazimit te Sevilla.
Por, nën urdhrat e Ten Hag, francezi kaloi një parasezon të shkëlqyeshëm dhe do të ishte titullar ndaj Brighton nëse nuk do ta pësonte një lëndim.
"Djajtë e Kuq" më pas u detyruan ta përdorin Christian Eriksen si një qendërsulmues 'falso', por që në fund u mposhten 1:2.

