Jurgen Klopp kërkon që Liverpooli t'i marrë tri pikët nëse fansat e Man Unitedit e shtyejnë ndeshjen - NACIONALE

Jurgen Klopp kërkon që Liverpooli t'i marrë tri pikët nëse fansat e Man Unitedit e shtyejnë ndeshjen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jurgen Klopp beson se Liverpooli duhet të fitojë pikët e plota nëse protestat e fansave të Manchester Unitedit rezultojnë me anulimin e ndeshjes të së hënës.

Liverpooli do të ndeshet me Unitedin në 'Old Trafford' të hënën mbrëma, me të dy skuadrat që janë në kërkim të fitores së parë në Premier Ligë këtë sezon, por protestat e fansave pritet të lënë nën hije ndeshjen.

E njëjta ndeshje u anlua dy sezone më parë për shkak të protestave anti-Glazer nga mijëra fansa të Unitedit, të cilët arritën të futen në 'Old Trafford' para fillimit të ndeshjes për ta shtyer atë.

Dhe me presionin ende valid në familjen Glazer që më në fund të largohen nga Unitedi, bisedimet për një protestë tjetër janë intensifikuar, derisa ka pasur shumë diskutime nëse ndeshja do të anulohet.


Çka ndodhi në ndeshjen e vitit 2020/21?

Me futbollin që ende po luhej prapa dyerve të mbyllura për shkak të pandemisë, fansat protestues të Unitedit arritën të futen në 'Old Trafford' para ndeshjes që do të zhvillohej me fillim nga ora 17:30, më 2 maj të vitit 2021.

Mbi një mijë fansa ishin mbledhur jashtë 'Old Trafford' gjatë protestës, me 200 të tjerë që po prisnin jashtë hotelit, ku lojtarët dhe stafi i Unitedit zakonisht qëndrojnë para ndeshjeve.

Protestuesit gjetën një mënyrë për t'u futur në fushë dhe e bënë veten të dëgjuar në një protestë kundër pronarëve, të cilët, atë kohë, gjithashtu po kritikoheshin për planin rreth përfshirjes së klubit në Super Ligën Evropiane.

Çka ka thënë Klopp për protestën potenciale?

Duke folur për mediet para ndeshjes të së hënës, Klopp diskutoi prospektin e protestave: "Shpresoj se nuk do të ndodh por, nëse ndodh, mendoj se ne duhet të marrim pikët".

Ai shtoi: "Nuk kemi të bëjmë asgjë me situatën. Nëse fansat e Unitedit nuk duan që ndeshje të luhet.

"Ne nuk mund të riaranzhojmë ndeshjen përsëri dhe të mundohemi të përshtatemi diku në një periudhë jashtëzakonisht të zënë".

Trajneri i 'Të Kuqve' nuk pati kohë për idenë e riaranzhimit të përballjes, duke thënë se "skuadra tjetër duhet të marrë pikët sepse nuk ka të bëjë asgjë me këtë situatë", por insistoi se skuadra e tij është e gatshme të vazhdojë, pa marrë parasysh shpërqëndrimet.

Lajme të ngjashme