Jude Bellingham mund të quhet futbollist i Realit, arrihet marrëveshja me Dortmundin - NACIONALE

Jude Bellingham mund të quhet futbollist i Realit, arrihet marrëveshja me Dortmundin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për transferimin e mesfushorit Jude Bellingham.

Klubi madrilen do të paguajë 100 milionë euro për shërbimet e anglezit, që është një ndër vlerat më të larta në histori të transferimeve tek dy klubet.

Marrëveshja ende s’është nënshkruar, por kanë mbetur vetëm formalitetet pasi 19-vjeçari do t’i kryejë testet mjekësore në ditët e ardhshme, raporton “The Athletic”.

Që disa javë Reali shihej si destinacioni i preferuar i anglezit, meqenëse Liverpool u tërhoq nga gara kurse Man City pavarësisht dëshirës e dinte që s’mund të garonte.

Bellingham ka qenë një ndër kryesorët te skuadra gjermane derisa është bërë edhe titullar i padiskutueshëm te kombëtarja e Anglisë.

Bellingham do të arrijë në “Santiago Bernabeu” dhe të jetë përforcimi më i radhës në mesfushën e Madridit që e kanë krijuar që sa vite me disa talentë.

Pavarësisht tërë këtyre talentëve në mesfushë, Real Madridi ia vazhdoi kontratën dy veteranëve Luka Modric dhe Toni Kroos edhe për një edicion tjetër.

Bellingham gjithashtu ka preferuar t’i bashkohet Realit pasi mund të mësojë për një edicion nga dy mesfushorët që kanë dominuar në dekadën e fundit.

Përpos Bellingham, Real Madrid shpreson edhe të nënshkruajë me një tjetër anglez – pra Harry Kane të Tottenhamit me Ancelottin që e ka bërë prioritet si pasuesi i Karim Benzemas, i cili iu bashkua Al-Ittihadit.

Lajme të ngjashme