Joshua thotë nuk do ta presë Furyn edhe shumë: Eja të luftojmë sa jemi të dy të freskët
Anthony Joshua i ka kërkuar Tyson Furyt që ta zhvillojnë një meç sa janë të freskët, por thotë se nuk do të rri ulur dhe ta presë për shumë gjatë atë.
Joshua, 34-vjeçar, do ta sfidojë Daniel Duboisin për titullin e botës IBF më 21 shtator, në stadiumin Wembley.
Në anën tjetër, Fury, 35-vjeçar, do të përballet me Oleksandr Usyk, në një revansh në muajin dhjetor.
Një fitore e të dy boksierëve britanik, do ta hapte rrugën për një përballje për kampionin e padiskutueshëm, që pritet shumë në publikun e gjërë.
"Të luftojmë sa jemi të freskët, sa luftëra duhet të bëjë që të përballem me Furyn? Le ta bëjmë," tha Joshua.
Super-lufta, potencialisht lufta më e madhe dhe më fitimprurëse në divizion e peshave të rënda, është diskutuar për disa vite, por ka ngecur gjatë negociatave.
Megjithatë, me investimin e fundit në boks nga Arabia Saudite, ka shpresë të re se meçi i shumëpritur më në fund do të materializohet.
“Është një luftë për të cilën po diskutohet për një kohë të gjatë”, tha Joshua për BBC Sport të mërkurën.
“Mezi pres që të jem 50 vjeç për të luftuar me Furyn, sepse do të kisha pasur kaq shumë luftëra, nuk mund të rri dhe të pres, duhet të vazhdoj të luftoj,” vazhdoi me një përgjigje ironike Joshua.