Jorge Mendes vazhdon të punojë për shkëmbimin Cristiano Ronaldo - Victor Osimhen
Agjenti Jorge Mendes është duke punuar gjatë tërë kohës që të gjejë klubin e ri për Cristiano Ronaldon dhe është në bisedime për një marrëveshje shkëmbimi me Napolin, që do t'i përshtatej të gjitha palëve.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka kërkuar largimin nga klubi pasi dëshiron të luajë sa më parë në Ligën e Kampionëve.
Sidoqoftë, deri me tani dëshira nuk i është realizuar me Mendes që e ofroi te Chelsea dhe Bayern Munich, por nuk u arrit asnjë marrëveshje.
Vetëm një ofertë erdhi te Man United për Ronaldon nga një klub i Arabisë Saudite që ishin të gatshëm të paguanin një vlerë të lartë dhe ta bënin portugezin shumë larg futbollistin më të paguar në botë, por ky i fundit refuzoi pasi dëshiron qëndrimin në Evropë.
Mendes ka vazhduar të kërkojë klub që i paguan pagën e lartë të 37-vjeçarit dhe Napoli është duke u parë si opsion në ditët e fundit.
Klubi italian momentalisht nuk mund të paguajë për blerjen e Ronaldos, por do të ishin të lumtur ta merrnin si zëvendësuesi i Victor Osimhen, nëse nigeriani largohet nga klubi.
Sipas gazetarit italian Gianluca di Marzio, Mendes ka punuar si ndërmjetës duke propozuar që United të nënshkruajë me Osimhen, duke i hapur rrugën Ronaldos që të transferohet në Napoli në një lloj shkëmbimi të përpunuar.
Napoli është në dijeni se cfarë po bën Mendes, por tani është duke pritur që agjenti të vjen me një ofertë konkrete nga United për Osimhen.
Ndërsa, United është i prirur të nënshkruajë një sulmues të vendosur para mbylljes së dritares, mbetet për t'u parë nëse ata mund të grumbullojnë para për një lojtar që do të kërkonte një tarifë prej rreth 85 milionë funte.
Osimhen sigurisht ndihet më i ngjashëm në stilin dhe aftësinë e golave me Darwin Nunez, të cilin United e kishte identifikuar si objektivin e tyre kryesor përpara në fillim të verës, por në fund iu bashkua Liverpoolit.
Por, United tashmë ka shpenzuar një shumë të madhe këtë verë dhe është duke punuar për një marrëveshje tjetër prej 85 milionë funtesh për anësorin e Ajax, Antony, me brazilianin që do të fluturojë në Mançester për teste mjekësore.
Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti hapi derën për një largim të mundshëm për Osimhen pas barazimit të tyre pa gola kundër Fiorentinës të dielën.
“Klubi mendon për çdo situatë që është me interes për lojtarët tanë. Unë them se nëse një klub ju ofron 100 milionë euro (85 milionë funte), nuk është e lehtë të thuash jo. Që kur erdha këtu, të gjithë lojtarët kanë qenë në treg për çmimin e duhur”.
Me mbylljen e dritares së transferimeve të enjten mbrëma, Napoli, United dhe Mendes do të duhet të lëvizin jashtëzakonisht shpejt për të arritur një seri kaq të guximshme dhe të komplikuar marrëveshjesh.
