Jo vetëm Real Madridi, edhe dy gjigantët evropianë pas Alexander-Arnoldit - NACIONALE

Jo vetëm Real Madridi, edhe dy gjigantët evropianë pas Alexander-Arnoldit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy gjigantë evropianë i janë bashkuar Real Madridit në garë për të nënshkruar me mbrojtësin e Liverpoolit Trent Alexander-Arnold.

26-vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “Reds”, ndërsa raportohet vazhdimisht se është duke shkuar drejt largimit.

Reali deri më tani është vlerësuar si destinacioni më i mundshëm, mirëpo gjiganti spanjoll tani duhet të fitojë garën edhe me dy klube tjera të mëdha për anglezin.

Sipas “talkSport”, Barcelona dhe Bayern Munichu gjithashtu kanë shprehur interesim për mbrojtësin, i cili tani ka më shumë opsione në rast që vendos të largohet.

Pavarësisht interesimit të dy klubeve, skuadra e Carlo Ancelottit mbetet favorite dhe e kanë bërë lojtarin prioritet për afatin e janarit.

Lëndimi i Dani Carvajalit, i cili ka humbur sezonin shkaku që këputi ligamentin ia ka ndryshuar tërë planet Realit, të cilët mund të bëjnë ndonjë lëvizje edhe gjatë janarit.

Duke folur për ITV gjatë kohës sa ishte me Anglinë, Alexander-Arnold nuk e mohoi mundësinë për t’u larguar nga Liverpooli në të ardhmen duke thënë se motivimi kryesor është kërkimi i medaljeve.

“Jam që 20 vite te klubi. Kam nënshkruar katër ose pesë rinovime dhe asnjëra prej tyre s’janë bërë publike, as kjo s’do të jetë”.

Gjëja më e rëndësishme janë trofetë. Dua të fitoj trofe, jam lojtar që motivohem nga trofetë. Ky është faktori kryesor për gjithçka, nëse ke personalitet që dëshiron të fitosh atëherë kjo të “ndezë”, kishte deklaruar lojtari.

Lajme të ngjashme