Jo vetëm Real Madrid, Kylian Mbappe në kontakte edhe me klubet e Premierligës - NACIONALE

Jo vetëm Real Madrid, Kylian Mbappe në kontakte edhe me klubet e Premierligës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Kylian Mbappe vazhdon të ketë kontakte me disa klube të Premierligës me spekulimet se PSG-ja do ta shet në verë.

Francezi informoi PSG-në se nuk do ta vazhdojë kontratën, e cila i skadon verën e ardhshme. Në kontratën e tij, ekziston mundësia e rinovimit edhe për një vit mirëpo Mbappe nuk planifikon ta aktivizojë, gjë që ka zemëruar PSG-në.

Duke mos rrezikuar që ta humbasin si agjent të lirë, PSG planifikon ta shet 24-vjeçarin në verë gjithnjë nëse ky i fundit nuk i bie pishman asaj letre të dërguar.

Siç raporton “L’Equipe”, PSG tani ka nisur të kërkojë edhe blerës të mundshëm për francezin.

Real Madrid mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me Mbappen, por edhe një kalim në Premierligë tani po vlerësohet si opsion.

Gjatë karrierës së tij, Mbappe u kërkua më parë nga klubet angleze si Liverpool, Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Arsenal. Raporti shton se lojtari ka mbajtur kontakte me disa nga këto klube që nga ajo kohë.

Chelsea është një ndër skuadrat që i është bashkuar garës për ta transferuar por do ta kenë shumë të vështirë meqenëse janë jashtë garave evropiane.

Man United gjithashtu do të provojë në rast që Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani e kompleton blerjen e 20 herë kampionit të Anglisë për 6 miliardë euro.

Sa i përket këtyre spekulimeve së fundmi reagoi edhe presidenti i Francës Emmanuel Macron që tha: “Nuk e di çfarë po ndodh, por do të provoj ta bind për të qëndruar”.

Lajme të ngjashme