Mbappe: Do të vazhdoj në PSG ku ndihem shumë i lumtur - NACIONALE

Mbappe: Do të vazhdoj në PSG ku ndihem shumë i lumtur

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i ka quajtur gënjeshtra raportimet për një largim të mundshëm nga kampioni francez këtë verë, duke thënë se do ta vazhdojë qëndrimin e tij edhe për një sezon në kryeqytetin francez, ku ai ndihet i lumtur.

Ishte personalisht Mbappe që bëri një retweet, duke quajtur gënjeshtër një raportim të Le Parisien, për një kalim të mundshëm në Real Madrid.

Lajmi thoshte se Kylian Mbappe dëshiron t’i bashkohet Real Madridit këtë verë.

Mbappe u kundërpërgjigj: "Gënjeshtër.... Në të njëjtën kohë, gënjeshtra sa më e madhe, po shkon më shumë. Unë e kam thënë tashmë se do të vazhdoj te PSG edhe për sezonin e ardhshëm, aty ku jam i lumtur."

Dje u raportua nga shumë media ndërkombëtare se Mbappe kishte informuar klubin e tij aktual se nuk do ta përdorte opsionin e tij për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2025, me këtë aktualen që i përfundon në 2024 dhe kjo gjë thuhet se nervozoi skuadrën kampione të Francës, e cila mendoi shitjen e tij për të mos e humbur si lojtar të lirë në fund të sezonit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme