“Jemi në vendin që na takon” – Ronaldo e feston kualifikimin e Portugalisë në Kupën e Botës - NACIONALE

“Jemi në vendin që na takon” – Ronaldo e feston kualifikimin e Portugalisë në Kupën e Botës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo e zgjodhi rrjetin social Instagram për ta festuar kualifikimin e Portugalisë në Kupën e Botës 2022. Kjo do të jetë hera e pestë që sulmuesi i Manchester Unitedit merr pjesë në Botëror.

Ronaldo ka luajtur në çdo Kupë të Botës që prej vitit 2006 dhe u siguruar t’i ndihmojë Portugalisë ta mundë 2:0 Maqedoninë e Veriut, për ta vazhduar këtë ecuri paraqitjesh në këtë turne.

Por ishte Bruno Fernandes ai i cili i shënoi të dy golat, me Ronaldon dhe Diogo Jotan që e shërbyen atë për ta dërguar atdheun e vet në Kupën e Botës për herë të gjashtë radhazi.

Në një reagim pas ndeshjes në Porto të martën mbrëma, Ronaldo i falënderoi të gjithë portugezët për përkrahjen.

“Synimi u arrit, jemi në Kupën e Botës në Katar. Ne jemi në vendin që na takon! Faleminderit të gjithë portugezëve për përkrahjen e palodhshme! Forca Portugali!”

Ronaldo i ka zhvilluar 17 ndeshje në përgjithësi gjatë karrierës së tij, duke i shënuar shtatë gola për vendin e vet në turneun më të madh ndërkombëtar në botë.

Katër prej atyre golave i shënoi vetëm në Kupën e Botës 2018, duke realizuar het-trik kundër Spanjës në fazën grupore.

Në përgjithësi, Portugalia i ka fituar gjashtë, i ka humbur pesë dhe ka barazuar në gjashtë ndeshjen në Kupën e Botës me Ronaldon në ekip.

Kupa e Botës është turneu i vetëm në të cilin 37-vjeçari ka luajtur dhe nuk e ka fituar kurrë gjatë karrierës së tij.

Kjo mund të jetë mundësia e fundit për Ronaldon që ta arrijë lavdinë edhe në Botëror me Portugalinë, pas Kampionatit Evropian 2016.

Lajme të ngjashme