“Jam njeri real”, Ten Hag flet për shanset e Man Unitedit lidhur me top katërshen
Trajneri Erik ten Hag është në dijeni që Manchester Unitedi e ka të vështirë ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.
“Djajtë e Kuq” kanë pasur vështirësi këtë sezon në aspektin sportiv, ku pësuan lëndime të shpeshta e si pasojë edhe lëshuan shumë pikë.
Momentalisht Unitedi renditet në pozitën e gjashtë në tabelë, ndërsa Ten Hag e ka pranuar se gjasat janë vërtetë të ulëta që të kualifikohen.
“Kam standarde të larta dhe do të isha vërtet i zhgënjyer nëse nuk kualifikohemi. E di që do të jetë shumë vështirë sepse nuk jemi në një pozitë të mirë”.
“Por, duam të fitojmë çdo ndeshje, ky është standardi që e kemi mes nesh. Do të vazhdojmë dhe besojmë në këto standarde. Duhet t’i kapim kundërshtarët. E di gjithashtu që kemi pasur shumë probleme, prandaj jam njeri real”.
“Në këtë garë që është garuese dhe skuadrat janë në një nivel të ngjashëm, të duhen lojtarët gati për të bërë një skuadër konsistente që të sjell në rutinë një mënyrë të njëjtë të lojës”.
“Nëse duhet të bësh krahasime, atëherë niveli bie, do të humbësh pikë. Nëse vazhdon në mënyrë konsistente me një skuadër, atëherë niveli rritet. Kur sjell lojtarët më të mirë në skuadër atëherë fiton më shumë pikë dhe ky është fakt”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Man Unitedin e pret një përballje e vështirë si mysafir i Chelseas në “Stamford Bridge”.