“It’s coming home!” Anglia nuk kthehet duarthatë nga Katari, merr me vete një maçok - NACIONALE

“It’s coming home!” Anglia nuk kthehet duarthatë nga Katari, merr me vete një maçok

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trofeu më i madh i futbollit mund të mos vijë në shtëpi, por maçoku Dave po!

Shpresat e Anglisë për ta fituar Kupën e Botës u shuan herët, por lojtarët nuk deshën të largoheshin nga Katari plotësisht duarthatë, prandaj ata vendosën ta marrin me vete në shtëpi një maçok të cilin e kishin adaptuar në kampin stërvitor.

Anglia u mposht 2:1 nga Franca në çerekfinale të shtunën, pasi Harry Kane dështoi të shënonte nga penalltia pak pasi Olivier Giroud e kishte shënuar golin e dytë për kampionin në fuqi.

Franca do të përballet me Marokun në gjysmëfinale, në përpjekje për ta vazhduar rrugën e mbrojtjes së titullit.

Maçokut, të cilin John Stones e pagëzoi me emrin Dave, do t’i duhet t’i kalojë katër muaj në karantinë para se të lejohet të ribashkohet me Stones dhe Kyle Walker.

E pamë aty një ditë dhe vendosmë ta adaptonim, unë dhe Stones”, tha Walker për kanalin zyrtar të FIFA-s.

Dave është i mirëseardhur në tavolinë. Disa njerëz vërtet nuk e duan maçokun, por unë e dua”, shtoi ai.

Në ditën e parë që shkuan atje, Dave u shfaq papritmas. Ai ulej aty çdo natë për ta pritur ushqimin”, tha Stones.

Lajme të ngjashme