Ismet Munishi e Dukagjini shënojnë fitoren e dytë me radhë, triumfojnë në udhëtim te Feronikeli 74 - NACIONALE

Ismet Munishi e Dukagjini shënojnë fitoren e dytë me radhë, triumfojnë në udhëtim te Feronikeli 74

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas një fillimi të tmerrshëm në sezonin e ri të garave për Dukagjinin me dy humbje, tani kjo skuadër me në krye Ismet Munishin e kanë gjetur edhe fitoren e dytë me radhë.

Dukagjini e mposhti në udhëtim Feronikelin 74.

Skuadra nga Klina e dominoi takimin me raste të krijuara dhe fitorja ishte me plot meritë.

Ilir Syla shënoi fillimisht për 1:0 në minutën e 15-të, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë e takimit.

13 minuta pasi filloi pjesa e dytë e takimit, Ebrima Jatta e dyfishoi epërsinë për mysafirët.

Deri në vërshëllimen e fundit nuk pati ndryshim në rezultat.

Dukagjini iu gëzua tre pikëve të radhës, duke grumbulluar tani gjashtë pas katër javëve, ndërsa Feronikeli 74 mbetet pa asnjë pikë me katër humbje deri më tani.

Lajme të ngjashme