Ishte pranë largimit, Barcelona arrin marrëveshje në parim për Ronald Araujon
Barcelona ka arritur marrëveshje në parim për t’ia rinovuar kontratën mbrojtësit Ronald Araujo.
Uruguaiani deri para pak ditëve ishte afër largimit nga “Camp Nou”, me Juventusin si destinacion megjithatë me paraqitjen në Superkupën e Spanjës duket se situata ka ndryshuar.
Gazetari Fabrizio Romano raporton se marrëveshja në parim është kompletuar dhe tani pritet vetëm që të zyrtarizohet.
“Ronald Araujo ka arritur marrëveshje në parim për kontratën e re te Barcelona”.
“Bisedime pozitive u zhvilluan mes lojtarit dhe drejtorit të Barcelonës Deco, që është i përfshirë plotësisht në proces”.
“Detajet formale të diskutohen në ditët në vijim. Pas tij, janë marrëveshjet e reja për Gavin, Pedrin dhe Lamine Yamal”, shkroi ndër të tjera italiani.
🚨🔵🔴 Ronald Araujo has agreed in principle on new contract at Barcelona.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 15, 2025
Positive talks took place between the player and Barça director Deco, fully involved in the process.
Formal contract details to be discussed in the next days.
Up next: Gavi, Pedri, Lamine’s new deals. pic.twitter.com/YwjmYvaoZi
Kontrata aktuale e Araujos skadon më 2026, kurse Barcelona i kishte dhënë ultimatum që të rinovonte ose do ta shisnin. Sidoqoftë, paraqitjet e lojtarit kundër Real Madridit dhe Betisit ishte të shkëlqyeshëm.