“Ishte 100 për qind faull”, Rashford i hutuar pse Jules Kounde nuk u ndëshkua me karton të kuq
Sulmuesi Marcus Rashford e ka pranuar se barazimi 2:2 i Manchester Unitedit ndaj Barcelonës ka ndjesinë e humbjes.
"Djajtë e Kuq" ishin duke avancuar me rezultat 2:1 deri vonë me anglezin që vazhdoi formën e shkëlqyeshme duke shënuar e pastaj kontribuar te autogoli i Jules Koundes, por pastaj një gol i vonshëm i katalunasve ndikoi që të mos ketë fitues në sfidë.
"Në pjesën e dytë të ndeshjes shënuam dy gola të shpejtë dhe u ndjemë se ishim në kontroll të ndeshjes. Ata janë skuadër e mirë me top lojtarë dhe menaxhuan të shënojnë edhe një tjetër".
"Mendoj se po kërkonim shanset pak më shumë, ndoshta që ishim një gol disavantazh. U ndjeva sikur do të provojmë të shënojmë gol".
Ai gjithashtu komentoi rastin e dyshimtë me Jules Kounde duke shtuar se nuk e kuptoi pse francezi nuk u ndëshkua me karton të kuq.
"Ishte moment masiv në ndeshje. Nuk e kam shikuar sërish, por nuk e kuptova pse arbitri mendoi se simulova aty. E kalova atë dhe këmba ime ishte pranë topit dhe ai më goditi në këmbë dhe është kontakt i qartë. Nuk është penallti, por është 100 për qind faull për mua, mirëpo siç thashë nuk e kam shikuar sërish".
Anglezi shtoi se shpreson që të arrijnë fitore në "Old Trafford" në mënyrë që të avancojnë në rrethin tjetër.
"Shpresoj të zhvillojmë një tjetër ndeshje të mirë dhe në atë të avancojmë tutje".
Rashford tani ka 22 gola për Man Unitedin këtë sezon, që ishte rekordi i tij më i lartë te "Djajtë e Kuq" që e arriti në edicionin 2019/20.
