Ish-yllit të Manchester Unitedit i merret patentë-shoferi, teksa është në kërkim të një klubi të ri
Ish-yllit të Manchester Unitedit, Jesse Lingard, i cili mbeti lojtar i lirë pas lirimit nga kontrata me Nottingham Forest, është ndaluar të drejtojë veturën për gjashtë muaj.
Lingard është gjobitur edhe me 900 funte. 30-vjeçari, reprezentues i Anglisë u paraqit në Gjykatën Mançesterit të premten për të pranuar shkeljen në një seancë të shkurtër.

Lingard është akuzuar për dështimin për të dhënë detaje për të identifikuar shoferin e Range Roverit të tij pasi u kap me shpejtësi në gusht të vitit 2022.
Përfaqësuesi i tij, Fran Rogers, pretendon se Lingard nuk po drejtonte makinën e tij në momentin e shkeljes së rregullave të trafikut.
Pretendohet se letra në fjalë i ka humbur që t'i jepte detaje policisë pasi i ishte dërguar në adresën e tij të vjetër në Mançester, ndërkohë që ishte transferuar në Nottingham pasi iu bashkua Forestit si lojtar i lirë.
Lingard ishte i rrezikuar të skualifikohej nga drejtimi i makinës për shkak të shumë pikëve negative në patentën e tij nga shkeljet e mëparshme të shpejtësisë.
Gjyqtarja e qarkut Jane Hamilton e gjobiti atë me 900 £, me 560 £ të tjera si shpenzime, dhe e ndaloi atë të drejtonte makinën për gjashtë muajt e ardhshëm.
Lingard ka kaluar pjesën më të madhe të verës duke fluturuar nëpër botë, në vend që të vozisë, pasi ai kërkon të gjejë një klub të ri.
Ai duroi një periudhë testimi në City Ground sezonin e kaluar, me vështirësitë e lëndimeve që e kufizuan atë në vetëm 20 paraqitje në të gjitha garat.

Lingard ka qenë i lidhur me skuadra në Arabinë Saudite, ndërsa i hapet vetes një lëvizje në Lindjen e Mesme, ai ka kaluar gjithashtu kohë duke punuar në objektin stërvitor të Inter Miamit.
