Jesse Lingard: Ende nuk e di pse nuk po luaja te Manchester United
Mesfushori Jesse Lingard ka pranuar se nuk e di arsyen pse nuk kishte minuta te Manchester United, skuadër nga e cila u largua në verë.
Anglezi do të rikthehet në "Old Trafford" ditën e martë për herë të parë si futbollist i Nottingham Forest.
Ai kaloi 20 vitet e jetës së tij te Man United duke nisur nga akademia e deri si futbollist profesional, ku arriti të fitojë Kupën e Ligës dhe FA Cup.
Sidoqoftë, sezonet e fundit me Man Unitedin nuk rezultuan të suksesshme, pasi nuk po zhvillonte fare minuta nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer.
"Nuk e di pse nuk po luaja. Nuk e di cili ishte problemi, nëse ishte politikë apo ku ta di unë. Ende nuk kam përgjigje as këtë ditë. As nuk kam pyetur. Do ishte më mirë që dikush për respekt të më thoshte "për këtë arsye s'po luan", por asnjëherë nuk ndodhi".
"Ishin premtime të rreme. Po stërvitesha shumë dhe isha në formë, isha gati të luaja ndeshje. Kur punon shumë në stërvitje dhe nuk luan në fund, është mjaftë e rëndë".
Këto premtime erdhën nga Ole Gunnar Solskjaer, i cili i kishte siguruar anglezit minutazhë të rregullt kur u rikthye nga edicioni i suksesshëm që kaloi me West Hamin në formë huazimi.
Sidoqoftë, Solskjaer u shkarkua në nëntorin e vitit 2021 dhe trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick siguroi që Lingard të ishte titullar vetëm në dy ndeshje të ligës.
"Njerëzit donin që të arrija formën si në West Ham, por nganjëherë nuk ndodh ashtu. Ka pasur pritje të larta duke qenë me skuadër të re, duke konsideruar se isha te Manchester United".
"Nuk kisha përgatitje parasezonale të mirë dhe kisha problem në këmbë, po stërvitesha vetëm. Doja të luaja në ndeshje edhe kur nuk ndihesha 100 për qind, por doja të luftoja për klubin tim".
Tani Lingard do të përballet me Nottinhgam Forestin ndaj Manchester Unitedit, sfidë që do të nis në ora 21:00.