Ish-ylli i Manchester Cityt fiton dy raste në rigjykim në akuzat për përdhunim - NACIONALE

Ish-ylli i Manchester Cityt fiton dy raste në rigjykim në akuzat për përdhunim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ylli i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, sot është liruar nga një akuzë për përdhunim dhe një akuzë tjetër për tentativë përdhunimi, pas seancës së rigjykimit.

Futbollisti i cili u lirua nga kontrata me qytetarët, ishte akuzuar se kishte sulmuar seksualisht dy gra në rezidencën e tij gjatë pandemisë Covid-19.

Këto akuza të ngritura ndaj tij u mohuan vazhdimisht nga vetë lojtari.

28-vjeçari Mendy kishte nevojë për një rigjykim për dy akuzat dhe një juri diskutoi për tre orë përpara se ta lironte atë nga të dyja akuzat të premten.

Në janar, mbrojtësi i majtë u shpall i pafajshëm për gjashtë akuza për përdhunim.

Një nga viktimat e supozuara që ishte në qendër të rigjykimit - e njohur si ‘Gruaja Dy’- pretendoi se Mendy e përdhunoi atë gjatë të njëjtit incident si dy akuza nga të cilat ai ishte liruar më parë.

Ai ka pohuar se marrëdhëniet seksuale kanë qenë me pajtim të dyanshëm, gjatë gjithë gjyqit.

Teksa u lexua vendimi, Sky News raporton se Mendy ishte i mbuluar në lot, përpara se të përshëndeste miqtë që kishin marrë pjesë në gjyq për ta mbështetur atë.

Not Guilty! Ex-Man City star Benjamin Mendy breaks down in tears after becoming a free man - Pulse Sports Nigeria

Mendy fitoi Premierligën tre herë gjatë kohës së tij në City dhe ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së Francës fituese të Kupës së Botës në vitin 2018.

Lajme të ngjashme