Ylli i Manchester City Mendy shpallet i pajafshëm për akuzat për përdhunim
Futbollisti i Manchester City, Benjamin Mendy, është shpallur i pafajshëm për përdhunimin e katër grave dhe për sulm seksual ndaj një gruaje tjetër gjatë ahengjeve gjatë pandemisë së koronavirusit.
Ish-reprezentuesi francez u lirua njëzëri nga gjashtë akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual pas një gjyqi pesë-mujor në gjykatën e Chesterit.
Megjithatë, 28-vjeçari do të përballet me një gjykim tjetër pasi juria nuk arriti të marrë vendim për një akuzë tjetër për përdhunimin e një gruaje dhe për tentim përdhunimin e një tjetrës.

Mendy, i cili u shfaq i përlotur në seancën e gjykatës, kishte thënë në gjyqin e tij se gratë që e akuzuan atë për përdhunim kishin dashur të bënin seks me të. Ai mohoi të kishte prekur gruan që pretendonte se e kishte sulmuar seksualisht në kuzhinën e tij.
Ai ishte akuzuar për shtatë raste për përdhunim kundër katër grave, një akuzë për përdhunim në tentativë kundër një gruaje të pestë dhe një akuzë të mëtejshme për sulm seksual ndaj një gruaje të gjashtë pasi u arrestua më 11 nëntor të vitit 2020.
Bashkë i pandehuri i Mendyt, Louis Saha Matturie, i cili ishte përshkruar si "ndreqësi" i Mendyt, shpërtheu në lot pasi u shpall i pafajshëm për tre akuza për përdhunim që përfshinin dy gra.

Trupi gjykues nuk ishte në gjendje të merrte vendime për gjashtë akuza të tjera kundër 41-vjeçarit, katër përdhunime të dyshuara ndaj tre grave dhe për sulmin e dyshuar seksual të dy grave tjera.
Mendy tha në gjyqin e tij se ishte “normale” që ai të flinte me shumë gra të ndryshme, ndonjëherë në të njëjtën natë kur kishin bërë seks me miqtë e tij.
Të qenit një futbollist i famshëm e bëri "sinqerisht, kaq të lehtë" marrjen e grave në klubet e natës dhe t'i çonte ato në shtëpinë e tij pranë fshatit Cheshire të Prestbury, tha ai.
Gjashtë gratë e kishin akuzuar atë se i kishte sulmuar në rezidencën e tij të mbyllur prej 5 milionë eurosh midis tetorit 2018 dhe gushtit 2021, shpesh në festa të paligjshme që mbaheshin gjatë bllokimeve të Covid-19.
Festat ishin të mbushura nga alkooli dhe tullumbacet e oksidit të azotit dhe shpesh përfshinin mysafirë që zhvisheshin në pishinën e Mendyt. Njerëzit bënin seks në dhoma në të gjithë shtëpinë, ndonjëherë duke shkëmbyer partnerë.

Një grua ishte vetëm 17 vjeç kur pretendoi se ishte përdhunuar në të njëjtën natë nga Mendy dhe "ndreqësi" i tij, Matturie, i njohur si Saha. Të gjithë u liruan nga këto akuza.
Duke dhënë dëshmi në gjykatë, Mendy tha se të qenit në paraburgim e kishte bërë atë "të mësonte shumë gjëra për jetën". Ai tha se kishte reflektuar për sjelljen e tij ndërsa ishte ulur në qeli, dhe vetëm atëherë e kuptoi se ishte e mundur të "lëndoheshin" ndjenjat e grave edhe "nëse të dy do të ishim në rregull të bënim seks". Mënyra se si ai kishte folur ndonjëherë për gratë ishte "mosrespektuese".
Një deklaratë nga klubi i Mendyt tha: “Manchester City FC vë në dukje vendimin e gjykatës së Chesterit sot, ku një trup gjykues e ka shpallur Benjamin Mendyn të pafajshëm për shtatë akuza. Duke pasur parasysh se ka çështje të hapura në lidhje me këtë rast, klubi nuk është në gjendje të komentojë më tej në këtë moment.”
Let's pick your brain 🤔
— Manchester City (@ManCity) January 13, 2023
Which goal from the 21/22 season was this? 👇 pic.twitter.com/2fHprOAeIs


