Ish ylli i Barcelonës për Mbappen: Na ka lodhur, thjesht largohu – fëmijë i vogël - NACIONALE

Ish ylli i Barcelonës për Mbappen: Na ka lodhur, thjesht largohu – fëmijë i vogël

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish sulmuesi i Barcelonës Christophe Dugarry dëshiron që sulmuesi Kylian Mbappe të largohet sa më parë nga PSG-ja.

Kontrata e francezit skadon në verë dhe raportohet se ky është viti i fundit në “Parkun e Princave”, me Real Madridin si destinacion i mundshëm.

Megjithatë Dugarry pret që lojtari të largohet sa më parë ngase është lodhur nga këto spekulime disavjeçare.

“Mbappe? Shpresoj që të largohet. Tani e shoh të parashikueshëm në duelet e tij, i mungon forca dhe karakteri. Ai zhduket shumë shpesh nga disa luftime. Qëndrimi i tij, me krahët e ngritur çdo ditë, dërgon diçka negative”.

Donte të ishte lider, të kishte tërë fuqinë dhe tani ndjejmë se është fëmijë i vogël dhe pozita është shumë e madhe për të. Nuk shoh ndonjë gjë mes tij dhe skuadrës. Kur ai dëshiron të sulmojë, trajneri i kërkon të mbrohet. Është i humbur”.

E kuptoj që në verë e lanë anash. Jam lodhur nga këto gjëra të pakuptimta çdo gjashtë muaj. Ai e di se në këtë kohë vetëm ai do të diskutohet. “A i pëlqen të jetë në qendër të debatit?”. Nuk e di”.

Jam lodhur. Dua që të jetë në një projekt ekipor, jo personal. Nuk më intereson më për të”.

Real Madrid pritet t’i bëjë një ofertë zyrtare në ditët në vijim si dhe t’i jep ultimatum që ta nënshkruajë para mesit të janarit, përndryshe do t’ia mbyllin derën përgjithmonë.

Nëse dështon klubi madrilen, i interesuar mbetet edhe klubi anglez Liverpool.

Lajme të ngjashme