Ish-trajneri i Kosovës, Gliha: Kjo është traditë shqiptare, e nisin mirë por më pas u mbaron benzina - NACIONALE

Ish-trajneri i Kosovës, Gliha: Kjo është traditë shqiptare, e nisin mirë por më pas u mbaron benzina

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, ishte i ftuar te mediumi kroat 24Sata, për të analizuar ndeshjen e Shqipërisë ndaj Kroacisë.

Gliha, i cili ka një pjesë të vogël të fajit për dështimin e Kosovës në kualifikime, u tall duke thënë se shqiptarëve u mbaron benzina pasi të nisin mirë një ndeshje, duke shtuar se kjo është traditë e tyre.

"Kjo është traditë shqiptare, fillojnë shumë mirë dhe më pas u mbaron benzina. Por interesante sepse në fund të ndeshjes u çuan nga vdekja, ndërsa Kroacia u duk se po vuan nga një problem i madh psikologjik. Trajnerët kohë më parë thonin mos shiko rezultatin, por përqëndrohu në ndeshje dhe mendo sikur një lojë zgjat edhe 100 minuta. Kur interesohesh për rezultatin dhe jo për lojën tënde, atëherë nuk je i përqendruar 100% në lojën tënde."

Lajme të ngjashme